Shorti i “Champions League”, 4 ‘titanët’ mësojnë kundërshtarët në gjysmëfinale

519
Është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale të “Champions League” ku katër skuadra e kualifikuara kanë njohur kundërshtarët.
Bayern Mynchen, gjigandi bavarez, do të kenë një duel prestigji me kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, Real Madrid. “Galkatikët” e kualifikuar me kontestime kundër Juves duhet të kalojnë Bayern për të ngritur për herë të 3 lart trofeun me ‘veshë të mëdhenj’.
Një sfidë më shumë se interesante është edhe Liverpool-Roma. Anglezët mund ta konsiderojnë veten me fat deri në një pikë pasi arritën të shmangnin Bayrn Mynchen dhe Real Madrid, por duhet t’i bëjnë mirë llogaritë me italianët pasi askush nuk i ka bërë atë që ata i bënë Barcelonës, përmbysjen e çmendur.
Shorti

Bayern Mynchen – Real madrid

Liverpool – Roma
Sigal