Shorti i Botërorit, katër grupe ferri

652
Sigal

 “Brazil 2014” Gjermania është me Portugalinë. Spanja gjen Holandën, ndërsa Anglia është me Italinë

 Shorti i Kampionatit Botëror “Brazili 2014” i hedhur dje në Brazil përcaktoi grupet dhe rrugën drejt finales së edicionit të 20-të të Kupës së Botës. Brazili, pesë herë kampioni botës dhe vendi organizator i kompeticionit, ra në grup me Kroacinë, Meksikën e Kamerunin, ndërkohë që ndeshja hapëse do të jetë ajo midis Brazilit dhe Kroacisë, që do të luhet më 12 qershor 2014 në San Paolo në orën 22:00 (me orën tonë). Shorti u hodh në resortin luksoz “Costa do Sauípe” në Salvador. Ai u prezantua nga Sekretari i Përgjithshëm të FIFA-s, Zherom Valke, i ndihmuar nga Kafu, Fabio Kanavaro, Alsides Giga, Fernando Hiero, Sër Xhof Hërst, Mario Kempes, Lotar Matasu dhe Zinedin Zidan, të cilat e kanë fituar më parë Kupën e Botës. 32 skuadrat u ndanë në tetë grupe me nga katër ekipe, dhe në përfundim të shortit kemi këtë panoramë: grupi A (Brazil, Kroaci, Meksikë, Kamerun); grupi b (Spanjë, Holandë, Kili, Australi); grupi C (Kolumbi, Greqi, Bregu i Fildishtë, Japoni); grupi D (Uruguai, Kosta Rika, Itali, Angli); grupi R (Zvicër, Ekuador, Franca, Honduras); grupi F (Argjentina, Bosnja, Iran, Nigeri); grupi G (Gjermani, Portugali, Ganë, SHBA) dhe grupi H (Belgjikë, Algjeria, Rusia, Koreja e Jugut). Ka disa fakte intriguese pas zbardhjes së shortit. Kështu, në grupin D do të jenë tre kampionë bote: Uruguai, Italia dhe Anglia. Në grupin G, ish-trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klinsman, tashmë trajner i Shtetet e Bashkuara do të përballet kundër ish-ndihmësit të tij, Johakim Lev. Vëllezrit Bateng, Zherom dhe Kevin-Prince do të përballen midis tyre në Gjermani-Ganë. Para dy javësh mesfushori i Schalke 04, Kevin – Prince Boateng, ka deklaruar që do dëshironte me gjithë zemër që të takohej me vëllain e tij në Kupën e Botës Brazil 2014. Ëndrra e tij u realizua! Gjermania do të takohet me Ganën, ashtu si para katër vitesh në Afrikën e Jugut. Në ndeshjen e vitit 2010 panzerat mundën Ganën 1-0, me një gol spektakolar nga Mesut Ozil, i cili shpërtheu atë kompeticion. Spanja dhe Holanda, të cilat diskutuan finalen në vitin 2010 do të përballen midis grupin B. Argjentina dhe Nigeria do të përballen sërish në grup, ashtu siç bënë edhe në vitin 2012 dhe 2010. “Unë mendoj se do të jemi në finale. Unë gjithmonë e kujtoj babain tim pasi në humbëm Kupën e Botës me Uruguain në vitin 1950, kështu që unë nuk dua të që fëmijët e mi të më shikojnë duke qarë. Unë shpresoj se në do të fitojmë!”, – tha legjenda e futbollit Botëror, Pele.  “Shënimi i 15 golave në Kupat e Botës ishte shumë më i lehtë për mua, sesa të organizoja Kupën e Botës, por unë jam i bindur se nuk mund të organizojmë Botërorin më të mirë që të gjithë kanë parë”, – tha braziliani Ronaldo.

TË GJITHA GRUPET

Gr. A: Brazil, Kroaci, Meksikë, Kamerun.

Gr. B: Spanjë, Holandë, Kili, Australia.

Gr. C: Kolumbi, Greqi, Bregu i Fildishtë, Japoni.

Gr. D: UruguaI, Kosta Rika, Itali, Angli

Gr. E: Zvicër, Ekuador, Franca, Honduras.

Gr. F: Argjentina, Bosnja, Iran, Nigeri.

Gr. G: Gjermani, Portugali, Ganë, SHBA.

Gr. H: Belgjikë, Algjeria, Rusia, Koreja e Jugut.

Datat dhe oraret e ndeshjeve në “Brazil 2014”

Grupi A

Brazili, Kroacia, Meksika, Kameruni

12.06      Sao Paolo  Brazil-Kroaci   22:00

13.06      Natal     Meksikë-Kamerun      18:00

17.06      Fortaleca  Brazil-Meksikë  21:00

18.06      Manaus     Kamerun-Kroaci  21:00

23.06      Brazilia   Kamerun-Brazil  22:00

23.06      Recife     Kroaci-Meksikë  22:00

Grupi B

Spanja, Holanda, Kili, Australia

13.06      Salvador   Spanjë-Holandë 22:00

14.06      Kuiaba     Kili-Australi  00:00

18.06      P. Alegre Australi-Holandë     18:00

19.06      Rio      Spanjë-Kili     00:00

23.06      Kuritiba   Australi-Spanjë 18:00

23.06      Sao Paolo  Holandë-Kili    18:00

Grupi C

Kolumbia, Greqia, Bregu i Fildishtë, Japonia

14.06      B.Horizonte Kolumbi-Greqi  18:00

15.06      Recife     B.Fildishtë-Japoni  00:00

19.06      Brazilia   Kolumbi-B.Fildishtë 18:00

20.06      Natal      Japoni-Greqi   00:00

24.06      Kuiaba     Japoni-Kolumbi 22:00

24.06      Fortaleca  Greqi-B.Fildishtë   22:00

Grupi D

Uruguai, Kosta Rika, Anglia, Italia

14.06      Fortaleca  Uruguai-Kosta Rikë  21:00

15.06      Manaus     Angli-Itali        03:00

19.06      Sao Paolo  Uruguai-Angli      21:00

20.06      Recife     Itali-Kosta Rikë    18:00

24.06      Natal      Itali-Uruguai      18:00

24.06      B.Horizonte Kosta Rikë-Angli    18:00

Grupi E

Zvicra, Ekuadori, Franca, Hondurasi

15.06      Brazilia   Zvicra-Ekuador  18:00

15.06      P.Alegre   Francë-Honduras 21:00

20:06      Salvador   Zvicra-Francë   22:00

21.06      Kuritiba   Honduras-Ekuador     00:00

25.06      Manaus     Honduras-Zvicra 22:00

25.06      Rio      Ekuador-Francë  22:00

Grupi F

Argjentina, Bosnja, Irani, Nigeria

16.06      Rio      Argjentinë-Bosnje 00:00

16.06      Kuritiba   Iran-Nigeri    21:00

21.06      B.Horizonte Argjentinë-Iran     18:00

22.06      Kuiaba     Nigeri-Bosnje  00:00

25.06      P.Alegre   Nigeri-Argjentinë 18:00

25.06      Salvador   Bosnje-Iran    19:00

Grupi G

Gjermania, Portugalia, Gana, SHBA-ja

16.06      Salvador   Gjermani-Portugali   19:00

17.06      Natal     Ganë-SHBA  00:00

21.06      Fortaleca  Gjermani-Ganë   21:00

22.06      Manaus     SHBA-Portugali  21:00

26.06      Recife     SHBA-Gjermani   18:00

26.06      Brazilia   G2-Portugali    18:00

Grupi H

Belgjika, Aljeria, Rusia, Koreja e Jugut

17.06      Belo Horizonte  Belgjika-Algjeri     18:00

18.06      Kuiaba         Rusi-Kore e Jugut    00:00

22.06      Porto Alegre    Kore e Jugut-Algjeri 18:00

23.06      Rio            Belgjika-Rusi   00:00

26.06      Sao Paolo      Kore e Jugut-Belgjika 22:00

26.06      Kuritiba       Algjeri-Rusi    22:00

1/8 e finaleve

49.  28.06  Belo Horizonte 1A-2B      18:00

50.  28.06  Rio           1C-2D      22:00

51.  29.06  Fortaleca         1B-2A      18:00

52.  29.06  Recife       1D-2C      22:00

53.  30.06  Brazilia     1E-2F      18:00

54.  30.06  Porto Alegre  1G-2H      22:00

55.  01.07  Sao Paolo         1F-2E      18:00

56.  01.07  Salvador     1H-2G      22:00

Çerekfinalet

57.  04.07  Fortaleca          Fit. 49-Fit. 50 22:00

58.  04.07  Rio           Fit. 53-Fit. 54 18:00

59.  05.07  Salvador      Fit. 51-Fit. 52 22:00

60.  05.07  Brazilia      Fit. 55-Fit. 56 18:00

Gjysmëfinalet

61.  08.07  B.Horizonte   Fit.57.-Fit.58  22:00

62.  09.07  Sao Paolo          Fit.59-Fit.60   22:00

Vendi i trete

12.07      Brazilia        Humb.61.-Humb.62

Finalja

13.07      Rio de Zhaneiro Fit.61-Fit.62   21:00

Kostoja për impiantin 23 mijë vendesh shkon në 23 milionë euro ndërsa vlera e tij totale në 93 milionë

 Stadiumi i ri nis në korrik 2014

 Stadiumi i ri Kombëtar i futbollit pritet të nisë në korrik të vitit 2014 me afat përfundimtar korrikun e vitit 2016. Kostoja e impiantit, që parashikohet të jetë prej 23 mijë vendesh arrin në vlerë ndërtimore rreth 23 milionë euro, ndërkohë që bashkë me vlerën e truallit të vlerësuar në 48 milionë euro, ndërsa në total ai shkon në 93 milionë euro. Në zyrën e Drejtorisë së Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” mbërritën ofertat e tre kompanive të interesuara për të ndërtuar impiantin e ri kuqezi që do të presë ndeshjet e kombëtares dhe skuadrave të kampionateve shqiptare. “Bouygues” është kompania franceze që me shumë mundësi është edhe më e mundshmja për të marrë lejen e nisjes së punimeve pasi ka një reputacion prestigjoz në si e dyta në Europë për sa i përket ndërtimeve në përgjithësi, por edhe me shumë eksperiencë edhe në fushën e ndërtimit të stadiumeve. Kjo është e vetmja kompani e cila ka në dispozicion të gjitha resurset për ta prishur, ndërtuar dhe menaxhuar stadiumin e vetme. Afati i dorëzimit të projektit është respektuar edhe nga italianët e “Serenissima Costruzioni”, një kompani që prezantohet bashkë me një konsorcium sepse nuk i ka të gjitha burimet dhe mbi të gjitha nuk ka ndonjë eksperiencë vetë si firmë në ndërtimin e stadiumeve. Kompania e tretë që ka trokitur në derën e Drejtorisë së Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” është koreano-jugorja ‘For “You Global Tech” që gjithsesi mbetet më pak e favorizuara në këtë garë që do të finalizohet në datën 20 janar të vitit të ardhshëm. Bordi i stadiumit i ndihmuar nga një kompania konsulence franceze “TeamStadia”, e specializuar për vlerësime të tilla, ka vendosur disa kritere teknike dhe vizuale për të gjitha kompanitë që kishin shprehur interesin dhe një nga ato kritere është ruajtja e fasadës ballore të “Qemal Stafës”. Procedura do të zgjatet deri në datën 20 janar ku do të mësohet se cila kompani do të jetë ajo që do të përzgjidhet si fituesja. Sipas studimit të bërë nga kompania audituese KPMG, vlera e truallit aktual ku është ndërtuar “Qemal Stafa” dhe ku në të ardhmen planifikohet ndërtimi i kompleksit të ri, shkon deri në 43 milionë Euro. Kësaj shifre i shtohet edhe investimi prej rreth 28 milionë euro ndërtim, nëse stadiumi do të ishte 16.000 vendësh,pasi sipas KPMG në bazë të shifrave brenda një viti në “Qemal Stafa” luhen 45 ndeshje maksimalisht në kampionat dhe kupë dhe 3 deri në 5 ndeshje të përfaqësueses. Këto ndeshje ndiqen mesatarisht nga rreth 9 mijë tifozë, shifër që sipas studimit deri në vitin 2024 shkon në rreth 16 mijë. Por nga ana tjetër, FSHF ka kërkuar një stadium rreth 23 mijë vendësh që do të thotë një shtim vlere prej 40 %. Në bazë të kësaj kërkese, KPMG del në përfundimin se ndërtimi i një stadiumi me këtë kapacitet kërkon rreth 93 milionë Euro fonde.

Kategoria Superiore

Java 14

Sot, 7 dhjetor

Tirana-Vllaznia 13:30

Kukësi-Skënderbeu 13:30

Nesër, 8 dhjetor

Laçi-Lushnja 13:00

Bylis-Partizani 13:00

Flamurtari-Teuta 13:00

Besa-Kastrioti 13:00