Sigal

Padyshim një nga futbollistët më të mirë të kompeticionit në Rusi, tashmë rrëfen një prapaskenë që nuk e priste askush

LukaModric  ka kaluar një verë të vështirë për shkak të impenjimeve të shumta me kombëtaren në Kupën e Botës. Mesfsuhori kroat u kthye mbrëmë titullar daj Romës në Champions, por ai ka rrëfyer se ka vuajtur shumë lodhjen.

“Botërori më ka shkaktuar një lodhje të madhe në nivel fizik dhe psikologjik. Në këto aspekte më shkatërroi. Një ezaurim të mirëfilltë, por tani po ndihem mirë ditë pas dite. Jam krenar që shokët dhe tifozët mendojnë se unë duhet të fitojë ‘Topin e Artë’, por nuk është një fiksim për mua. Rëndësi ka vetëm ekipi. Nëse do ta fitojë dakord, do të jem shumë i lumtur, nëse jo nuk ka problem, jeta vazhdon,” u shpreh Modric.