Shok/ Peshëngritësja bie pa ndjenja ndërsa përpiqet të ngrejë 106 kg

516
Një peshëngritëse venezueliane ra pa ndjenja në tokë, pas sforcimeve të shumta për të ngritur 106 kg.
Megjithatë ajo arritë të fitojë një medalje argjendi.
20-vjeçarja, Gennesis Rodrigues Gomez konkurronte në Grupin A të femrave të peshës 53 kg gjatë Lojrave të zhvilluara në Ontario.
Rodriguez i përfundoi tre përpjekjet e para të saj, të cilat ishin 88kg, 90kg dhe 92 kg.
Por ajo nuk mundi të çonte deri në fund përpjekjen për të ngritur 106kg. Rogriguez e ngriti shtangën deri në shpatullat e saj, e në momentin që po mundohej të bënte ngritjen finale, ra pa ndjenja në tokë.
Më vonë, Rodriguez përfundoi përpjekjen e saj të dytë me të njëjtën peshë.
Sigal