Sigal

Spaleti e vendosi në një pozicion të pazakontë, si mbrojtës i djathtë, por ai vazhdoi të bëjë si gjithmonë detyrën e tij. Dhe mirë madje. Milan Shkrinjar, në përfundim të fitores kundër Totenhemit, ka bërë komentin e tij për ndeshjen: “Pësuam një gol të pafat. E rëndësishme, megjithatë, është që qëndruam kompaktë, dëshironim fitoren dhe në fund ia dolëm: kjo është gjëja më e rëndësishme.

Madje, mund të them se ky sukses vlen më shumë se tri pikë. Këtë fillimkampionati e kemi nisur keq, por, sipas meje, pas kësaj ndeshjeje në Champions kemi barazuar llogaritë. Duhet të vazhdojmë kështu”.

NË TË DJATHTË

Sllovaku foli edhe për detyrën e re të përcaktuar nga Spaleti: “Roli im sot (dje)? Ishte diçka e re për mua, kurrë nuk kisha luajtur si mbrojtës i djathtë. Por kjo nuk është e rëndësishme, para së gjithash qëndron gjithmonë Interi. Kishim lojtarë të dëmtuar, trajneri më zgjodhi mua. Kur munda të jepja diçka më shumë, edhe në sulm, e dhashë: nuk zhvillova një paraqitje të mirë, por le të themi që u përpoqa (qesh).

Inter Milan v Tottenham Hotspur UEFA Champions League 18/09/2018.

Muzika e Champions-it është fantastike, por tifozët ishin ata që na përcollën më shumë besim. Që nga momenti i nxehmjes na lanë të kuptonim se ishin me ne. U detyroheshim shumë, sepse ndeshjen e fundit në shtëpi nuk e fituam. Ishte një sukses i rëndësishëm, e rëndësishme, megjithatë, është të punojmë gjithmonë e më shumë. Jemi një skuadër solide”.