Shkëmbi humbet sfidën e parë në kampionatin kosovar

56
Dje kanë startuar ndeshjet e Kampionatit të Kosovës, Superliga, dhe ekipi që drejtohet nga Bledi Shkëmbi, Liria e Prizrenit, ka humbur transfertën me Vllaznimin e Gjakovës. Skuadra e drejtuar nga korçari u mposht me rezultatin minimal 1-0, ku goli i vetëm u shënua nga Albutrint Morina në minutën e 29-të. Në këtë javë të parë veçohet edhe humbja e Prishtinës me Dritën e Gjilanit 0-1, duke e bërë edhe më interesante vazhdimësinë e ndeshjeve të këtij kampionati. Për Bledi Shkëmbin, kjo ishte e para ndeshje në Kampionat, sepse më parë ai ka zhvilluar rreth gjashtë ndeshje miqësore në Kosovë dhe Shqipëri.