Shkëlqeu me pritjet ndaj Inter, ja si e falenderon Lazio portierin shqiptar Strakosha

648
Nga përballja me Interin, ishte një shqiptar ai që fitoi çmimin si “Lojtari i ndeshjes”. Pikërisht portier i Lacios, Thomas Strakosha.
I riu shkëlqeu me pritjet e tij, madje i hoqi mundësinë e shënimit të një goli thuajse të sigurt, kroatit Ivan Perisic.
Vlerësimet për të riun shqiptar ishin maksimale nga klubi por dhe nga mediat italiane. Në një status në Tëitter, ekipi romak i ka dedikuar një postim Thomas Strakoshës.
“Komplimente Thomas, je ti lojtari më i mirë i ndeshjes Inter – Lazio,” shkruhet në postim.


Sigal