Shkëlqen Hyseni në ndeshjen Erzeni- Kamza (1-0) duke shënuar golin e fitores

506
Sigal

Ka përfunduar me fitoren 1- 0 të Erzenit, takimi I luajtur
në Shijak kundër Kamzës kryesuese të Grupit A në kategorinë e parë. Një
supergol I shënuar nga Klaudjo Hyseni në minutën e 88- të I ka dhënë vendasve
tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për një vend në Superligë.

Edhe pse I lënë në stol për rreth 6 muaj nga
trajneri Dorjan Bubeqi, një lëvizje kjo e gabuar, Hyseni provon veten sapo
futet në fushë. Bubeqi duhet të rikonsiderojë lëvizjet e tij në të mirën e
skuadrës me gjithë kritikat e vërshuara nga tifozët gjatë kësaj kohe. Në
ndeshjen në fjalë aktivizimi I 22 vjeçarit Hyseni solli fitoren.

Ndeshja ka qenë shumë e luftuar nga të dyja
skuadrat, madje edhe me tension të lartë, si ai i minutës së 68-të kur Troplini
i Erzenit u largua me karton të kuq (në stol) për protesta ndaj gjyqtarit.
Kamza ndalet kështu pas 12 fitoreve radhazi, ndërsa Erzeni nis të shpresojë për
një vend në Superligë sezonin e ardhshëm.

Skuadra e trajnerit Bledar Devolli ndodhet në vendin
e parë në Grupin A të Kategorisë së Parë me 36 pikë, ndërsa Erzeni është në
vendin e 3-të me 25 pikë.

-Goli i shënuar nga Hyseni per Erzenin

http://https://www.youtube.com/watch?v=BiNyph4pNBw