Shkarkohet Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s si i përfshirë në skandalin e biletave

670
Nuk kanë të ndalur shkarkimet në FIFA pas arrestimeve dhe pezullimeve për skandalin e korrupsionit që goditi pak muaj më parë qeverinë e futbollit botëror.
Vendimi i fundit lidhet me shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm, Jerome Valcke për shkak të përfshirjes në një skemë përfitimi nga shitja e biletave të Kupës së Botës.
Valcke mohon akuzat për korrupsion, por tashmë është drejtësia që do të vendosë.
Pak javë më parë u pezulluan Blater dhe Platini me nga 8 vite për skandalin e korrupsionit.
Sigal