Shkarkimi i Panuccit, ja kush do të jetë italiani ekspert që do ta zëvendësojë

463
Sigal

Christian Panucci dështoi ndaj Turqisë ndërkohë që ditën e sotme mori njoftimin zyrtar për mbylljen e aventurës në kombëtaren tonë. Fillimisht u justifikua me faktin që nuk njihte ekipin, më pas me faktin që Shqipëria nuk aplikonte dot lojën sulmuese që donte ai dhe tashmë u mendua një fillim i ri, por sërish disfatë.

Humbja kundër Turqisë ishte e rëndë për faktin se dhuruam dy golat dhe nuk bëmë asgjë para portës kundërshtare sidomos në pjesën e dytë. Ndeshjen e djeshme e ndoqi në stadium edhe trajneri veteran Edy Reja, italiani që në karrierën e vet ka drejtuar një mori klubesh në Itali, së fundi Genoa, Napoli, Lazio e Atalanta.

73-vjeçari ishte nën shoqërinë e Shkumbin Qormemetit dhe pas ndeshjes ka pasur një takim të gjatë brenda stadiumit me Dukën. Strategu italian është gati që të marrë drejtimin e skuadrës, por kjo pritet të ndodhë pas ndeshjes me Andorrën.