Shitja e Milanit, Dështon marrëveshja me kinezët, shtyhet pa afat

454
3 Marsi medohej se do te pragmatizohej marrëveshja me kinezet, por nuk ndodhi kështu.

Ajo që tashmë dihej u zyrtarizua në asamblenë e aksionerëve të mbajtur në Casa Milan.

Marrëveshja për shitjen e klubit kuqezi të kinezët që ishte parashikuar për t’u realizuar me sukses pikërisht në 3 Mars, por ajo eshte shtyrë për një datë pa afat.

Lajmi u bë publik nga administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani i cili në përfundim të asamblesë u shfaq përpara mediave duke theksuar; “Nuk janë verifikuar kushtet për mbylljen e marrëveshjes me grupin kinez Sino Europe Sports, por Finivest kompania që ka në pronësi aktualisht aksionet e Milanit po punon me këtë grup në kohë shumë të shkurtra”.

Fjalë këto të Adriano Gallianin njeriut që e di më mirë se kushdo tjetër se kalimi i Milanit në duart e kinezëve do të jetë proces i vështirë dhe i ndërlikuar. Gjithsesi administratorin Galliani nuk e shqetëson shumë fakti që marrëveshja nuk u arrit. “Nuk mendoj se kinezët janë tallur me ne, nuk ka asgjë për momentin që nuk funksionon, kështu që amtomsfera në klub do të jetë vazhdojë të jetë po njësoj edhe pas kësaj që ndodhi”, tha ai duke vazhduar,

Nuk mund të flas me siguri se në çfarë pike jemi, cfarë do të ndodhë, apo cila do të jetë e ardhmja e Milanit sepse as un vetë nuk e di, perfundoi Galiani.
Sigal