Shitja e biletave “Euro 2016”, penalizohen kuqezinjtë e Kosovës dhe Maqedonisë

502
Shqiptarët më në fund kanë mundësinë që të mbështesin Shqipërinë në një kompeticion të madh si Euro 2016. Faqja zyrtare e Uefa-s ka hapur edhe shitjen e biletave megjithëse ende nuk janë përcaktuar grupet. Fillimisht përzgjidhet ekipi për të cilën dëshiron që të jesh në stadium. Në çdo ndeshje Shqipëria ka të drejtë që të ketë në stadium 25 për qind të të gjithë tifozëve. Aplikimi lejohet vetëm për qytetarët që janë rezident në Shqipëri, ose që kanë pasaportë shqiptare. Në këtë rast më të penalizuarit do të jenë shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, apo e vendeve fqinjve, të cilët nuk kanë pasaportë shqiptare.
Linku për biletat: http://www.uefa.com/uefaeuro/finals/ticketing/teams/index.html
Sigal