Shifrat e Lionel Messi-t, argjentinasi i “dashuruar” me shtyllat

603
Me 20 gola të shënuar, Lionel Messi është Pichichi i padiskutueshëm i La Liga-s, por shifrat e tij mund të kishin qenë më të mëdha nëse nuk do ta kishte goditur 13 herë shtyllën deri tani në kampionat.
Ai e ka goditur shtyllën më shumë se çdo lojtar tjetër dhe gjithashtu më shumë se ai vetë në sezonet e kaluara.
Pasi goditi portën ndaj Alaves, Messi ka kaluar rekordin e tij personal të vendosur në 2014/15, kur goditi shtyllën ose traversën plot 12 herë, shkruan telesport.
Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se kanë mbetur edhe 17 ndeshje deri në fund të sezonit 2017/18.
Në çdo rast, argjentinasi është rrugës për t’u bërë golashënuesi më i mirë për të pestën herë.
Me këtë shifër, ai do të barazonte numrin e trofeve të Di Stefano, Hugo Sanchez dhe Quini, dhe do të ishte vetëm një më pak se Telmo Zarra i cili ka gjashtë.
Sigal