Shifra që e ndan Cancelon me Manchester Cityn

758
Sigal

Vazhdojnë bisedimet mes Manchester Cityt dhe Juventusit për transferimin e Joao Cancelos në ishull.

Klubi anglez është ndalur në kuotën e 50 milionë eurove, pasi oferta e kampionëve të Anglisë nuk e kalon këtë shifër, megjithatë Juventusi për të lënë të lirë portugezin për të cilin shpenzoi 40 milionë euro një vit më parë, kërkon 60 milionë euro.

Pra, Juventusi kërkon 10 milion euro më shumë nga sa ofron City dhe është kjo shifra që po e ndan portugezin nga kampionët e Anglisë.

Gjithsesi dy klubet pritet të gjejnë një rrugë të mesme, me Citiziens që janë gati të përfshinë në marrëveshje një sërë bonusesh për të bindur drejtuesit e klubit bardhezi.

Vetë lojtari e ka arritur akordin me drejtuesit e Cityt për një kontratë afatgjatë me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon