Shfaqet Iuliano, “sfidon” statistikat me Vllazninë: E vështirë!

462
Edhe pse ndeshjen me Vllazninë e luan të dielën, trajneri i Partizanit Mark Iuliano ka dalë dje në konferencë për shtyp, i cili ka treguar vlerësimin e skuadrës së tij për këtë sfidë. “Vijmë në këtë javë të shtatë, pas dy fitoreve radhazi me Teutën dhe Luftëtarin, të cilat na kanë dhënë qetësinë e duhur. Aktualisht jemi stërvitur të impenjuar në maksimum për ndeshjen e radhës me Vllazninë, e cila ka ndryshuar këto ditë trajnerin. Kjo tregon se skuadra shkodrane ka pasur probleme, por ardhja e trajnerit të ri mund ti motivojë më tepër futbollistët. Ne e vlerësojmë këtë fakt, sepse ata kanë marrë një teknik që është shpallur Kampion i Shqipërisë, dhe do t’i japë një tjetër shtysë skuadrës. Për ne do të jetë e vështirë ndaj tyre, edhe pse statistikat nuk flasin në favor të Partizanit, për mua pak rëndësi kanë. Të dielën ne do të japim maksimumin për të vazhduar serinë e fitoreve”, deklaroi Iuliano në konferencën për shtyp.
Sigal