Shëptim Duro: Na penalizuan mungesat, Luftëtari ishte i rrezikshëm

686
Pas humbjes së djeshme me Luftëtarin, trajneri Shpëtim Duro i Flamurtarit, deklaroi për gazetën “Telegraf”, se te skuadra e tij ndikuan mungesat e disa titullarëve. “Luftëtari është një skuadër e rrezikshme jashtë fushës së tij, dhe këtë e kisha parashikuar. Ne patëm vështirësi për shumë faktorë, si dëmtimet, mungesat dhe ndryshimi i detyruar i pozicioneve. Por edhe era e fortë në pjesën e dytë sikur na e bëri edhe më të vështirë gjetjen e golit”, kështu theksoi fillimisht Duro, i cili vazhdimësinë e shikon të vështirë. “Tani vjen “malorja” për ne, e në vazhdim deri në mbylljen e këtij Kampionati, besoj se do të jetë një rrugë shumë e vështirë për synimet tona”. Në javën e 23-të, Flamurtari do të luajë ndaj Vllaznisë në Shkodër.
Sigal