Shënon eurogol, lojtari i Kombëtares ka një dedikim: Për ty, Nëna Shqipëri!

573
Sigal

Ylber Ramadani ka qenë protagonist sot në kampionatin danez me ekipin e tij Vejle Boldklub, ku ka shënuar një gol fantastik, gol që i ka lejuar ekipit të tij të nisë përmbysjen e rezultatit ndaj Viborgut në fushën e këtij të fundit. Viborg kryesonte 2-0 dhe predha e Ramadanit në të 29-ën ka ngushtuar shifrat dhe ka lejuar kryesuesit të fitojnë duelin me ndjekësit më të afërt, për t’u shkëputur tashmë në +5 pikë dhe për të ëndërruar sërish ngjithen në kategorinë e më të mirëve.

Ish-lojtari i Partizanit ka ndarë gëzimin për golin e shënuar në rrjetet sociale dhe ka një dedikim special: Për ty Nëna Shqipëri! Në dedikim domethënës ky në këto ditë të rënda që vendi ynë po kalon.