Shembuj frymëzimi në not

1235
Sigal

Klavio Meçe theu tre rekorde për të rritur në Kupën e Shqipërisë dhe po aq Ledia Allaraj

*Trajner, Shoqata

JON Vlorë

 Këto ditë në faqet e gazetës “Telegraf” dhe gazetat sportive u ndeshëm në notare dhe notarë që kanë thyer disa rekorde kombëtare dhe kanë zënë vende të para. Kjo është në radhë të parë meritë e punës së tyre dhe trajnerëve që i stërvitin. Por, nuk mund të lëmë pas dhe mundin e përpjekjet e prindërve dhe të afërmeve të tyre që u qëndrojnë pranë dhe i ndihmojnë notarët. Sot, nuk mund të bëhesh notar i mirë, pa një kosto të madhe, pa shpenzime e sakrifica të mëdha. Në këtë shkrim unë do të veçoja notarin ekipit Te Stela, Klavio Meçe, që në Kupën e Shqipërisë, të zhvilluar, më 29-30 korrik 2014 në Tiranë ai theu tre rekorde kombëtare në stil të lirë: në 400, 800 e 1500 m me kohët respektive 4’12″38, 8’48″88 dhe 16’45″00. Klavio është me të vërtetë për t’u marrë shembull, për pasionin dhe këmbënguljen e tij. Ai stërvitet çdo ditë dhe dy herë në ditë. Pyetja me legjitime për të është: Po në periudhën e shkollës, ku e gjen kohën ai që të stërvitet paradite? Po, ai çdo mëngjes ngrihet nga ora 5:00, në 5:30 shkon në pishinë Te Stela dhe bën një orë e gjysmë deri ne dy orë stërvitje. Dhe pastaj shkon në shkollë. Klavio, edhe pse e ka filluar notin pak vonë, 13-14 vjeç ai ka ecur mjaft dhe është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit për notin. Kjo tregon se, kur notari ka vullnet, është i pasionuar, ai ecën dhe arrin gjithçka. Edhe pasdite, Klavio stërvitet çdo ditë duke bërë gjithsej 9000-10000 m not në ditë, ka raste thotë i ati që ai bën dhe 11 km not. Klavion e stërvit i ati, që është një amator noti dhe i pasionuar. Ndërsa programi i stërvitjes së tij, thotë babai, e harton ish-trajneri i tij, Pavllo Kisi, që nuk është këtu. Klavio sivjet mbaron shkollën e mesme, pranë gjimnazit “Sami Frashëri”. Dallohet sidomos në lëndët matematikë, fizike, etj.. Pra, ka prirje më shumë shkencat ekzakte. Ai është një djalë i urtë, i sjellshëm dhe korrekt. Klavio, edhe pse ka thyer disa rekorde kombëtare këtë vit, nuk vetëkënaqet. Synimet e tij janë që edhe në të ardhmen ai t’i dhurojë vendit përsëri rekorde të reja.

Në mes të këtyre notareve unë do të përmendja dhe notaren Nikol Meziraj që stërvitet nga trajneri i njohur, z.Sadik Mema. Notarja N.Meziraj është 15 vjeçe. Në këtë veprimtari, Kupën e Shqipërisë, ajo u shpall dhe notarja më e mirë për të rejat dhe për të rriturat duke zënë katër vende të para në 100, 200, 400 m stil të lirë dhe 100m delfin. Ajo nuk theu rekorde kombëtare, por premton shume. Është një vajze e urtë dhe me vullnet, thotë trajneri i saj. Ka një teknikë shumë të mirë notimi. Është notare e re që ka 2-3 vjet, që ushtrohet në këtë sport dhe e do shumë. Nikol mori pjese dhe në Kampionatin Ballkanik në muajin maj që u zhvillua në Larisa të Greqisë. Ajo është një nxënëse e shkëlqyer në mësime. Notari Aidi Qyqja, që u shpall dhe notari më i mirë për të rritur ka disa vite që ushtrohet në not. Unë e mbaj mend Aidin që ne 2008 me fëmijët që konkurronte me notarin Rudi Lulaj. Aidi shquhet për vullnetin dhe pasionin e tij. Ai dhe në veprimtaritë ndërkombëtare rajonale si Mal te Zi, Kroaci, Maqedoni ka arritur rezultate të larta dhe ka bërë figurë shumë të mirë, duke zënë vende te para dhe të dyta dhe duke marrë medalje, edhe në këto gara ai zuri 4 vendet e para, ai stërvitet në drejtimin e trajnerit të njohur Shpëtim Hoxha. Edhe për të ardhmen Aidi ka synime të qarta.

Bianti Danaj ka tre vjet që stërvitet pranë shoqatës “Jon” Vlorë. Në këto gara ai theu vetëm rekordin e 200 m në stil të lirë për moshat 12-vjeçare. Te tre rekordet e tij 50m, 100m dhe 200 m stil i lirë në pishinë 25m dhe 50m mbahen po nga ai. Natyrisht, këto rezultate Bianti i ka arritur me stërvitje e sakrifica. Mjafton që, të them se së bashku me shokun e tij Thoma Duni, shkon në periudhën e dimrit 4–5 herë në javë për stërvitje në Llogara dhe një herë në javë në Durrës. Është një notar me perspektivë dhe ka synimet e tij për të ardhmen.

Por, në këtë shkrim nuk mund të lë pa përmendur notaren e talentuar për moshat 11-12-vjeçare Ledia Allaraj, notaren Partizanit që në këto gara theu tre rekorde kombëtare. Rekordet e saj për këto mosha janë me të vërtetë për t’u përgëzuar e stimuluar. Ato janë shumë të mira sidomos në 50 e 100 m stil të lirë për vajza me kohët 31’66 dhe 1’09″57 dhe ai 100 m delfin. Ledia, thotë trajneri i njohur Dashamir Bregu, është vajzë e urtë dhe mjaft punëtore. Edhe me mësime shkon shume mirë.

Fjalë shume të mira dhe përgëzime mendoj se, u takojnë dhe notarëve e sidomos notarit të talentuar S.Hoxha që e bëri 100m stil të lirë ne 52 sekonda. Gjithashtu, për notarët E.Cane në 50 m stil të lirë dhe notarët e tjerë si D.Baholli, P.Cani, A.Ngresi, A.Dervishi, B.Danaj, F.Berdaku, S.Kapedani, E.Çumani , E.Gjoka, etj që vendosen rekorde kombëtare dhe zunë vende të para. Mendoj se, në të ardhmen notarëve tanë ju del për detyrë që të punojnë më shumë e të mos vetëkënaqen. Rezultatet e tyre duhet t’i krahasojnë me ato të nivelit ndërkombëtar. Vetëkënaqësia dhe euforia ne sport janë shumë të dëmshme dhe nuk të lënë të ecësh e të shikosh me përpara. Edhe trajnerëve në këtë drejtim iu del një detyrë shumë e madhe që të bëjnë një punë më cilësore. Kam besim se, po të punohet me nivel dhe cilësi të lartë dhe rezultatet do të jenë më të mira.

Tre rekordet e Klavio Meçes

 1 – KLAVIO MEÇA (Te Stela) vendosi rekord të ri kombëtar në 400 metra stil i lirë për të Rritur, me kohën e re 4’12”38, duke përmirësuar kohën e vjetër të mbajtur po nga ai vetë me 4.15”38, të vendosur më 24 maj 2014 në mitingun ndërkombëtar të Lubjanës.

 KLAVIO MEÇE (Te Stela) dëshmoi talentin e tij duke vendosur një rekord të ri për të Rritur në 800m stil i lirë, me kohën e re 8’48”88, e duke përmirësuar kështu kohën e mëparshme të mbajtur po prej tij 8’54”94 (të vendosur në maj 2014 në Lubjanë).

 2 – KLAVIO MEÇE (Te Stela) vendosi rekord të ri për të Rritur në 1500 metra stil i lirë me kohën e re 16’45”12, duke përmirësuar kohën e vjetër të mbajtur po nga ai vetë me 16’55”24 (maj 2014).

 3 – ENEO GJOKA (Teuta Durrës) vendosi një rekord të ri në 200m shpinë për moshën U-10 vjeç (meshkuj), me kohën e re 3’18”94, duke përmirësuar kohën e mbajtur nga Dinal Reka me 3’29 ”28 (2008).

 Tre rekordet e Ledia Allarajt

 1 – LEDIA ALLARAJ (Partizani) vendosi rekord në 100 metra flutur për moshën 11-12 vjeç (femra) me kohën e re 1’17”94, duke e thyer me gati 9 sekonda rekordin e vjetër të mbajtur nga Rashel Demko (2009) me kohën 1’26”72.

 2 – LEDIA ALLARAJ (Partizani) vendosi rekord të ri në 50m stil i lirë, për moshën 11-12 vjeç (femra) me kohën e re 31”66, duke përmirësuar kohën e vjetër të mbajtur po prej saj me 32”09.

 3 – LEDIA ALLARAJ (Partizani) vendosi rekord të ri në 100m stil i lirë për fëmijë 11-12 vjeç (femra) me kohën e re 1’09”57. Rekordi i vjetër mbahej nga Klea Konoplevia (2011) me 1’10”21.

 Rezultatet teknike të Kupës së Shqipërisë në not

 Meshkuj

50 m stil i lirë Eduard Cane (Nobis) 25”43

100 m stil i lirë Sidni Hoxha (TDS) 52”06

200 m stil i lirë Klavio Meçe (Te Stela) 2’01”34

400 m stil i lirë Klavio Meçe (Te Stela) 4’12”38

800 m stil i lirë Klavio Meçe (Te Stela) 8’48”88

1500 m stil i lirë Klavio Meçe (Te Stela) 16’45”00

50 m bretkosë Deni Baholli (Te Stela) 31”45

100 m bretkosë Deni Baholli (Te Stela) 1’12”74

50 m shpinë Kristi Kapllani (Tirana) 31”39

100 m shpinë Kristi Kapllani (Tirana) 1’08”82

200 m shpinë Sidni Hoxha (TDS) 2’23”01

50 m flutur Kristi Xhaferri (Tirana) 27”28

100 m flutur Binald Mahmuti (Tirana) 1’03”15

200 m flutur Binald Mahmuti (Tirana) 2’24”15

200 m katërnotim Sidni Hoxha (TDS) 2’19”06

400 m katërnotim Binald Mahmuti (Tirana) 5’04”74

4×100 m stil i lirë Te Stela 3’57”95

4×200 m stil i lirë Tirana 8’44”60

Ekipi më i mirë: TIRANA (308 pikë FINA)

Sportisti më i mirë: Klavio Meçe (2533 pikë FINA)

Femra

50 m stil i lirë Anxhela Kashari (TDS) 28”64

100 m stil i lirë Nikol Merizaj (Te Stela) 1’01”61

200 m stil i lirë Nikol Merizaj (Te Stela) 2’17”32

400 m stil i lirë Nikol Merizaj (Te Stela) 4’52”50

800 m stil i lirë Mishel Koroveshi (Te Stela) 11’32”06

1500 m stil i lirë Mishel Koroveshi (Te Stela) 21’32”06

50 m bretkosë Patricia Cani (Partizani) 38”72

100 m bretkosë Patricia Cani (Partizani) 1’22”53

200 m bretkosë Kejsi Delli (Tirana) 3’15”94

50 m shpinë Anxhela Kashari (TDS) 34”42

100 m shpinë Kerolajn Kola (Tradita) 1’18”84

200 m shpinë Kerolajn Kola (Tradita) 2’44”79

50 m flutur Anxhela Kashari (TDS) 30”19

100 m flutur Nikol Merizaj (Te Stela) 1’09”78

200 m flutur Diana Basho (Tirana) 2’43”18

200 m katërnotim Patricia Cani (Partizani) 2’44”68

400 m katërnotim Rashel Demko (Te Stela) 6’16”70

4×100 m miks Tirana 5’27”30

4×200 m stil i lirë Te Stela 4’57”79

Ekipi më i mirë: TE STELA (144 pikë)

Sportistja më e mirë: Nikol Merizaj (2224 pikë FINA)