Sfidon Milinkoviç: Në Korçë, do luftojmë për tri pikët

571
Dje, trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, gjatë konferencës për shtyp, i përqendruar tek ndeshja e sotme ndaj Skënderbeut, deklaroi se e kënaq vetëm fitorja, duke premtuar një ndeshje të luftuar. “Nëse do të luajmë, ose jo, këtë e vendos FSHF-ja. Situata e motit nuk na favorizon të dyja skuadrave, pasi fusha edhe mund të dëmtohet gjatë kësaj ndeshjeje. Por, ne jemi të përgatitur seriozisht dhe në këtë sfidë synojmë të marrim tri pikët. E rëndësishme është të luajmë fort dhe mirë, dhe nuk besoj se kjo ndeshje do të vendos gjithçka nëse fitojmë, sepse nuk na intereson vetëm sfida me Skënderbeu, por paraqitja e ekipit në çdo ndeshje”. Ndërsa për mungesat, Milinkoviç zyrtarizoi vetëm Allën të penalizuar me kartonë.
Sigal