Sfidë motit me reshje, 80 fëmijë garuan në eventin “Notojmë dhe festojmë”

761
Nga Agron KAJA
NOT/ Të shtunën, në Akademinë e Notit “Te Stela” u zhvillua tradicionalja e radhës, i pranishëm edhe Presidenti i FSHN-së
Dita e shtunë, i ka bërë një mbyllje shumë të bukur veprimtarive në sportin e notit në Shqipëri, por kjo ka ndodhur në Akademinë e Notit “Te Stela”. Me aktivitetin e saj “Notojmë dhe festojmë”, kjo akademi i mbylli të gjitha veprimtaritë e saj për të gjithë notarët që ushtrohen këtu gjatë gjithë vitit, suke ndahrë stimuj e medalje për çdo bateri. Kjo ishte një veprimtari e brendshme e akademisë, por që nuk mungoi edhe mbështetja, interesi e përkrahja nga Federata Shqiptare e Notit. Jo vetëm prania e Presidentit të kësaj federate, Agim Çirakut dhe e stafit të tij, por edhe gjyqtaria e deleguar prej tyre në këtë veprimtari, i dha seriozitetin e bukurinë të gjitha garave që u zhvilluan. Ra në sy pjesëmarrja e rreth 90 fëmijëve të të gjitha moshave e kategorive, meshkuj e femra, të gjithë “produkt” i Akademisë së Notit “Te Stela”, të cilët garuan këtu si më të avancuar për të zhvilluar gara noti në pishinën dimërore. Në përshëndetjen e Drejtorit të përgjithshëm të AN “Te Stela”, Mjeshtrit Sadik Mema, iu bë një panoramë e përgjithshme garave që notarët dhe ekipet e saj kanë zhvilluar gjatë vitit 2017. Dhe shifrat e sjella prej tij flasin shumë. “Në programin vjetor të vitit 2017, AN “Te Stela” ka qenë pjesëmarrëse në 11 veprimtari Kombëtare e Mbarëkombëtare dhe 4 Ndërkombëtare, në të cilat ka fituar 7 kupa ekipore dhe 7 kupa individuale. Më e veçanta për akademinë tonë, kanë qenë edhe 97 rekordet e reja Kombëtare që u thyen nga notarët e notaret tona, fitimi i 82 vendeve të para, 33 vendeve të dyta dhe 25 vendeve të treta në të gjitha këto veprimtari. Vetëm në Kampionatin Mbarëkombëtar në muajin qershor, 22 notarë të AN “Te Stela” dolën kampionë, ndërkohë që u thyen edhe 23 rekorde kombëtare”, kështu theksoi në këtë ceremoni Mjeshtri Sadik Mema, i cili shprehu besimin se ky grup fëmijësh e të rinjsh që janë pjesë e kësaj Akademie Noti, do të jenë e ardhmja, njëherësh edhe me rezultate të larta. Në këtë veprimtari u zhvilluan 7 gara për meshkuj e femra, në të cilat veç garimit, vend të veçantë zuri simulimi që iu bë notarëve fitues, pavarësisht rezultateve që ata arritën. Ndërsa kjo veprimtari u mbyll, portet e AN “Te Stela” janë të hapura për këtë vit, pasi në datat 23 dhe 24 dhjetor 2017, organizohet Kupa “Perspektiva”, ku do të marrin pjesë notarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Në pritshmëritë e organizatorëve, duhet të jenë rreth 200 notarë, meshkuj dhe femra.
AN “Te Stela” ka qenë pjesëmarrëse në 11 veprimtari Kombëtare e Mbarëkombëtare dhe 4 Ndërkombëtare, në të cilat ka fituar 7 kupa ekipore dhe 7 kupa individuale. Më e veçanta për akademinë tonë, kanë qenë edhe 97 rekordet e reja Kombëtare që u thyen 
FITUESIT E GARAVE
50 m stil flutur
Meshkuj/ Klaudio Hajdini 38.65
Femra/ Kaltra Meça 38.35

50 m stil shpinë
Meshkuj/ Endi Kola 36.78
Femra/ Jona Thomai 37.37

50 m stil bretkosë
Meshkuj/ Endi Kola 40.07
Femra/ Jona Thomai 43.75

50 m stil i lirë
Meshkuj/ Luka Ramo 32.50
Femra/ Jona Thomai 34.56

25 m stil flutur
Meshkuj/ Daniel Luga 18.63
Femra/ Arla Dervishi 21.50

100 m stil i lirë
Meshkuj/ Klaudio Hajdini 1.19.00
Femra/ Elisa Kaçurri 1.30.28

100 m miks
Meshkuj/ Daniel Luga 1.37.19
Femra/ Jona Thomai 1.24.59
Sigal