Sfida Juventus-Lazio, ja formacionet zyrtare

395
Sigal

Juventus dhe Lazio pas pak minutash do të luajnë finale e Superkupës së Italisë në Riad. Bardhekaltrit do të provojnë që t’i hapin sërish problem skuadrës torineze, pasi i mundën 3-1 në kampionat.

Thomas Strakosha si gjithmonë do të jetë në fushë nga minuta e parë, ndërkohë që në sulm Inzaghi ka konfirmuar dyshen Correa-Immobile.

Në krahun tjetër Sarri ika besuar sërish trinomit Dybala-Higuain-Ronaldo. Në mesfushë është rikthyer Bentancur, ndërkohë që në mbrojtje Demiral ka fituar konkurrencën me De Ligt.