Sfida e Palermos u mbyll! Italia e “shpoi” dy herë “blindin” kuqezi

600
Nga Agron KAJA
BOTËRORI “RUSI 2018”/ U përjetuan dje 90 minutat e ankthit kuqezi, me gola, kartonë, flakadanë me ndotje të ambinetit, loja u ndëpre për 13 minuta pa rrjetë shqiptare
Sfida e Palermos u mbyll! Italia na theu “katenaçon”
Sfida e Palermos u mbyll! Skuadra jonë regjistroi humbjen e tretë radhazi në ndeshjet eliminatore të Grupit G, e këtë herë nga një tjetër pretendente në këtë grup, Italia. Nisur nga emri i madh i skuadrës “axurre”, njëherësh edhe nga “mbipopullimi” që shqiptarët i bënë stadiumit “Renzo Barbera”, prisnim që të kishim një rezultat që të na jepte ndryshimin e duhur, por gjithçka mbeti në tentativë. Luajtëm, po për çfarë? Nëse i referohemi ritmikës së ndeshjes, ajo pati tablo të ndryshme, ku herë Italia dhe herë skuadra jonë mbanin epërsinë. Gjithsesi, kartonët e shumtë dhe mungesa e golit, ndoshta do ta veçojnë skuadrën tonë në këtë humbje, e cila nuk mund të quhet “dramë”, por as edhe një ndeshje për të mos nxjerrë mangësitë. Kështu, pjesa e parë ka nisur në mënyrën më të mirë për skuadrën tonë, madje duke dhënë edhe idenë se nuk ndjehen inferior në fushë ndaj Italisë së madhe. Ndoshta duhet të kishim kaluar në avantazh që në minutën e 1-rë kur Cikalleshi në zonë gjuan jashtë, dhe tre minuta më vonë Roshi provoi të verë në vështirësi Bufon. Por gradualisht, pas minutës së 10 erdhi një shthurrje për lojën e skuadrës sonë, e si rezultat i presionit të italianëve, në minutën e 11-të Basha shkakton një faull brenda në zonë, e cila edhe mundet të mos jepej nga gjyqtari. Me atmosferën e tensiot që u krijua dhe me kartonin e verdhë dhënë Memushajt, De Rosi shënon nga penalltia, duke e kaluar portierin tonë Strakosha në krahun e kundërtë të topit. Gjithsesi, kjo situatë i favorizoi në lojë italianët, të cilët më të saktë ishin në veprimet nga krahët, kryesisht në të majtën e mbrojtjes sonë. Atje e gjetën shpesh në kundërkohë kapitenin Agolli, aq sa ai në një rast u ndëshkua me kartonin e verdhë. Me gjithë përpjekjet që u bënë nga futbollistët tanë, duke veçuar atë të Roshit në minutën e 22-të, nuk u tha më shumë se sa disavantazhi 0-1, ku nëse gjyqtari nuk do të kishte ndikuar me dhënien e penalltisë, kjo pjesë e parë, në lojë ishte e barabartë në çdo drejtim. Dhe, për të sjellë një tjetër atmosferë loje në pjesën e dytë, ku italianët të pasigurtë vetëm me një gol, ata kërkojnë të befasojnë me Imobile, por Ajeti e ndalon në gjuajtjen drejt portës. Kjo nuk do të zgjaste shumë, pasi në minutën e 56-të -të ndeshja u ndërpre nga gjyqtari. Fusha u “zbardh” nga tymi i flakadanëve, për të cilët adresa ishte tek shqiptarët. Kjo situatë ndërprerjeje vazhdoi për gati 13 minuta, ku mes tyre kapiteni Ansi Agolli me megafon u bëri thirrje tifozëve që të qetësohen, madje të gjithë lojtarët shqiptarë ju afruan tifozëve dhe u kërkuan t’i ndalin veprimet e papërgjegjshme, por më kot. Gjyqtari e morri topin e lojës duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshtjes, deri në minutën e dhe i dërgon ekipet në dhomat e zhveshjeve. Në të 65-ën minutë rinisi pjesa e dytë, ku Italia dukej më aggressive e kërcënuese në sulm, ku në minutën e 68-të ishte pritja e Strakoshës që ndali golin e Imobiles, ndërsa katër minuta më pas kërcënimi i golit ishte pranë portës sonë. Veseli e devijon në korne topin e gjuajtur nga Kandreva, ndërsa minutat në vazhdim erdhën përsëri me të njëjtën tablo si gjysma e dytë e pjesës së parë. Këtu e gjeti veten trajneri De Biazi, i cili në minutën e 67-të nxorri nga loja Lilën për Sadikun, sulmuesi që ka shënuar të parin e të vetmin gol shqiptar në një Kampionat Europian. Në minutën e 70-të është Hysaj që nxjerr nga arkiva e tij një ndërhyrje kala dibrançe ndaj De Rosit, tek harku i zonës së rreptësisë, Insinje e përplas topin në trupin e Memushajt. Asgjë me lëvizjet që bëri De Biazi në formacion, sepse duke qëndruar vetëm tek rastet dhe larg golit, skuadra jonë nuk tregoi ndonjë ndryshim të madh pas humbjes me Izraelin. Rezultatet e tjera në Grupin G, ku Spanja fitoi me Izraelin dhe Maqedonia me Litehshteinin, nuk sollën asnjë ndryshim në renditje, të cilën e kryesojnë me pikë të barabarta Spanja me Italinë. Kombëtarja jonë mbetet të “kolaudohet” të martën në “Elbasan Arena” në miqësoren me Bosnjen, ku De Biazit do ti duhet të shohë më shumë përtej mbrojtjes dhe “katenaços” italiane.
E premte 24 mars 2014, ora 20:45 në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos
ITALI-SHQIPËRI 2-0 
Shënues: De Rosi 12’ (p), Imobile 80’
ITALIA (1-4-4-2): Bufon; Zapakosta, Barzajli, Bonuçi, De Shiljo; Kandreva, Verrati, De Rosi, Insinje; Beloti, Imobile. Trajner: Xhanpiero Ventura
SHQIPËRIA (1-5-4-1): Strakosha; Hysaj, Veseli, Kukeli, Ajeti, Agolli; Memushaj, Basha (Latifi 89’), Lila (Sadiku 67’), Rroshi (Grezda 78’); Cikalleshi. Trajner: Xhovani De Biazi
GJYQTAR: Sllavko Vinçiç (Slloveni)
Kartonët: KV Agolli, Memushaj, Veseli, Roshi, Kukeli

Botërori “Rusi 2018”
Grupi G/ U luajtën
Dje, datë 24 mars 2017 
Itali-Shqipëri 2-0 
Shënues: De Rosi 12’ (p), 
Imobile 80’
Spanjë-Izrael 4-1 
Shënues: Da Silva 13’, 
Vitolo 45+1’, Kosta 51’, 
Isko 88’/ Rafaelov 76’
Litehshte-Maqedoni 0-3
Shënues: Nikolov 43’, 
Nestorovski 68’, 73’
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Spanja 5 13
2.Italia 5 13
3.Izraeli 5 9
4.Shqipëria 5 6
5.Maqedoni 5 3
6.Litehshtein 5 0
Grupi G/ Ndeshjet e tjera
Datë 11 qershor 2017 
Izrael-Shqipëri 20:45
Itali-Litehshtein 20:45
Maqedoni-Spanjë 20:45
Datë 2 shtator 2017 
Shqipëri-Litehshtein 18:00
Izrael-Maqedoni 20:45
Spanjë-Itali 20:45
Datë 5 shtator 2017 
Maqedoni-Shqipëri 20:45
Itali-Izrael 20:45
Liteshtein-Spanjë 20:45
Datë 6 tetor 2017 
Spanjë-Shqipëri 20:45
Itali-Maqedoni 20:45
Litehshtein-Izrael 20:45
Datë 9 tetor 2017 
Shqipëri-Itali 20:45
Izrael-Spanjë 20:45
Maqedoni-Litehshtein 20:45
Botërori “Rusi 2018” 
Ndeshjet në Europë
Dje, 24 mars 2017
Grupi D
Gjeorgji-Serbi 1-3 
Austri-Moldavi 2-0
Irlandë-Uells 0-0 
Grupi G
Itali-Shqipëri 2-0
Litehshte-Maqedoni 0-3
Spanjë-Izrael 4-1
Grupi I
Turqi-Finlandë 2-0 
Kroaci-Ukrainë 1-0 
Kosovë-Islandë 1-2
Sot, 25 mars 2017 
Grupi A
Suedi-Bjellorusi 18:00
Bullgari-Holandë 20:45
Luksemburg-Francë 20:45
Grupi B 
Andorrë-Ishujt Faroe 18:00
Zvicër-Letoni 18:00
Portugali-Hungari 20:45
Grupi H
Bosnje H-Gjilbraltar 18:00
Qipro-Estoni 18:00
Belgjikë-Greqi 20:45
Nesër, 26 mars 2017 
Grupi C
Azerbaxhan-Gjermani 18:00
San Marino-Rep.Çeke 18:00
Irlanda V-Norvegji 20:45
Grupi E
Armeni-Kazakistan 18:00
Rumani-Danimarkë 20:45
Mali i Zi-Poloni 20:45
Grupi F
Angli-Lituani 18:00
Maltë-Sllovaki 20:45
Skoci-Slloveni 20:45
2 ndeshje
Sfida që u luajt dje në Palermo mes Italisë e Shqipërisë, ishte e dyta në historikun mes këtyre skuadrave, pas ndeshjes së parë miqësore që u luajt në Xhenova më 18 nëntor 2014
KOMENT/ Atmosfera e prag ndeshjes Shqipëri-Itali me mbipopullimin e tifozëve kuqezi, e veçanta që bëri diferencën
Jo vetëm në Palermo, në Itali shqiptarët ndjehen të “shtëpisë”
Nga Agron KAJA
Për cilindo shqiptar që ka patur mundësinë të punojë, të jetojë apo të kalojë tranzit në Itali, natyrisht që pas vitit 1990 nuk e ka ndjerë shumë atë atmosferë të ftohtë që ekzistonte mes dy vendeve tona, pas pushtimit fashist të Shqipërisë në prill të vitit 1939. Prej atëhere e deri në eksodin masiv të vitit 1990, shqiptarët e shikonin Italinë si një ëndërr, jetonin me artin e saj, me sportin e gjithçka që të mundësonte televizori bardhezi me një kanaçe, që sot përkthehet në platformë moderne kanalesh. Një det i vogël na ndante dikur, por Adriatiku atëhere dukej aq i madh, sa për shqiptarët i kalonte edhe oqeanet më të mëdhenj të Botës. Sot, në vitin 2017, kur kanë kaluar 78 vite nga ai pushtim që historia shqiptare e ka pranuar të tillë, ky oqean duket se nuk ka as përmasat e një liqeni, teksa në Itali jetojnë qindra e mijra shqiptarë. Pse jo, deti Adriatik tashmë është në “thatësirën” e tij sa i përket largësisë Shqipëri-Itali, ndërsa dje për në Palermo, ai nuk i ka ndalur dot shqiptarët që të “mësyjnë” në stadiumin “Renzo Barbera”, në të parën ndeshje futbolli zyrtare mes dy vendeve tona. Aty kishte një mbipopullim shqiptarësh, aty kishte edhe arbëreshë (shqiptarë që kanë emigruar aty që nga koha e Skënderbeut), kishte edhe nga ata kureshtarë që i shohin tifozët shqiptarë ndryshe, jo me “bishtin” e diktaturës së dikurshme. Mes tyre, nuk u panë ish-sigurimsat që atëhere survejonin gjithkënd që kishte mundësinë të udhëtonte jashtë Shqipërisë, për sport, për art apo edhe për punë të tjera shtetërore. Për të qenë realistë, masat e sigurisë ishin të larta dhe perfekte, jashtë e brenda stadiumit, por kjo ka qenë në përmasat zyrtare, se, në të tilla raste nuk mund të përjashtojmë (qoftë largut) edhe ndonjë ndodhi sikundër ditë më parë në Londër, por jo se shqiptarët janë nga ata që duan të tilla masa sigurie. Gjithsesi, dje në Palermo, sikundër edhe ndeshja miqësore e luajtur më 18 nëntor 2014 në Xhenova, i ka bërë shqiptarët që të ndjehen si të shtëpisë, në ato orë pritjeje të ndeshjes Itali-Shqipëri, por edhe në 90 minutat zyrtare të ndeshjes. Paraditja e djeshme e ka zyrtarizuar mbipopullimin kuqezi, me takimet e vizitat që kanë bërë drejtuesit e FSHF-së, në provinca që banohen nga arbëreshë. “Realisht jam i emocionuar, sepse kur e sheh në televizion apo e lexon nëpër libra realitetin e një kombi, që për më tepër se 500 vite kanë ruajtur kulturën dhe gjuhën është ndryshe. Ju falenderoj në emër të të gjithë shqiptarëve që e keni ruajtur kulturën tonë edhe këtu në trojet italiane”, ishte kjo një nga ligjëratat e Armand Dukës në takimin e djeshëm me arbëreshët e Hornit, e cila tregon më së shumti se, ajo vizitë ishte te shtëpia e shqiptarëve. Jashtë e brenda stadiumit, dje shqiptarët janë ndjerrë si të shtëpisë, për të konfirmuar edhe faktin se sporti, e në veçanti futbolli, janë ambasadorët që prishin murre e tela me gjemba, janë ata që bashkojnë popujt me kulturën, artin e sportin. 
PROGRAMI I KOMBËTARES
E shtunë, datë 25 mars 2017
Ora 12:00 – Mbërritja në Tiranë e skuadrës kombëtare dhe akomodimi në “Tropikal”
Ora 14:00 – Konferencë për Shtyp në ambjentet e “Tropikal”
Ora 17:30 – Stërvitja e skuadrës kombëtare
E dielë, datë 26 mars 2017
Ora 12:00 – Konferenca për shtyp e lojtarëve të planifikuar
Ora 17:30 – Stërvitja e skuadrës
E hënë, datë 27 mars 2017
Ora 11:00 – Stërvitja e skuadrës përfaqësuese
Ora 16:30 – Konferenca për shtyp (vetëm traineri e kapiteni)
Ora 17:00 – Stërvitja e skuadrës 
E martë, datë 28 mars 2017
Ora 18:00 – Ndeshja miqësore Shqipëri-Bosnje 
Pas ndeshjes, konferenca e zakonshme për shtyp
Presidenti i Palermos, merret “peng” nga shqiptarët
Festës që shqiptarët krijuan dje live në rrugët e sheshet e qytetit të Palermos në prag të ndeshjes Itali-Shqipëri, ju shtua edhe një moment i bukur sa sportive, aq edhe miqësor. Bëhet fjalë për presidentin e ri të skuadrës së Palermos në Serie A, Pol Bakaljini, i cili ka marrë vlerësime pozitive nga njerëzit dhe nuk e ka fshehur faktin se deri tani, janë të shumtë tifozët dhe të rinjtë që e kanë ndalur në rrugë për t’i kërkuar foto apo edhe autograf. Për ish-prezantuesin televiziv, ka pasur shumë kureshtje pasi mendohej se nuk kishte njohuri për futbollin. “Dua t’ju them diçka, këtu në rrugët e Palermos, sot më kanë ndalur edhe tifozët e Shqipërisë që luan ndaj Italisë. Më thanë se, e dimë kush je, presidenti i Palermos. Fantastike”, tregoi Bakaljini me krenari para mediave italiane, dje para ndeshjes Itali-Shqipëri. Këto takime me selfi e biseda e zbukuruan ambientin. 
Aksidentohen tifozët, policia i çon në stadium
Një aksident automobilistik “zinxhir” ka ndodhur pasditen e djeshme në Palermo. Në portalet elektronike italiane, rreth orës 18:00 u bë publik lajmi për çka kishte ndodhur në rrugën “Santissima Mediatrice”. Lajmi ishte se ky aksident kishte të bënte me tifozë shqiptarë që ishin nisur drejt stadiumit “Renzo Barbera”, ku nga përplasja e disa makinave janë dëmtuar 8 automjete. Në këto automjete udhëtonin 30 tifozë shqiptarë, tre nga të cilët janë dëmtuar rëndë, ndërsa si pasojë e aksidentit, për disa minuta është bllokuar trafiku. Por, policia në Palermo nuk i la tifozët të rrugë, sepse me anë të një autobusi transportoi në stadium, të gjithë ata që dëmtuan makinat e tyre në këtë aksident. Deri në mbyllje të ndeshjes Itali-Shqipëri, nuk kishte njoftime zyrtare për gjendjen e tre shqiptarëve të dëmtuar rëndë nga ky aksident automobilistik, i cili mbeti pa pasoja fatale.
Kosovë-Islandë 1-2
Nuhiu 53’/ Sigurdson 25’, 35’ (p)
Humbje në “Loro Boriçi”, serbët shahen nga nëna!
Para fillimit të sfidës Kosovë-Islandë, e cila u luajt dje në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në kuadrin e eliminatoreve të “Botërori 2018”, Grupi I, tifozët kosovarë janë bërë protagonist teksa kanë krijuar një atmosferë mbresëlënëse jashtë dhe brenda stadiumit. Ata kanë shpërthyer në këngë dhe thirrje, por ato që bënë të veçantën ishin në adresën e Serbisë, ndaj ‘armikut’ të vjetër. Me fyerje të rënda, ata kanë kënduar këngë e kanë lëshuar thirrje, ku duke e sjellë përmbajtjen, duket qartë se ato janë edhe vulgare. “…Kosovë-Shqipëri është vllazni. Politika, s’un na ndan, O Serbi ta …atë nanë”. Ndoshta do të presim ndonjë “dron” serb pas kësaj ndeshje, për të mos aluduar se të tilla raste nuk i shpëtojnë edhe ndëshkimeve disiplinore nga FIFA. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të islandezëve, një ndëshkim i dyfishtë ky për Kosovën, e cila mbetet përsëri në vendin e fundit në renditjen e Grupit I.

KATEGORIA E PARË
Kamza fiton me Erzenin dhe me trajnerin
Edhe pse Kombëtarja është në qendër të vëmendjes sportive këto ditë, FSHF-ja nuk ka menduar që të ndalë topin edhe në kategoritë inferior. Duke lënë pushim Superioresn, dje Kategoria e Parë ka luajtur një nga ndeshjet më delicate të Grupit A, zona e play-off-it, atë mes Kamzës dhe Erzenit. Kjo ishte ndeshja hapëse e këtij grupi, e cila u zgjidh në favorin e kamzalinjve me rezultatin e ngushtë 1-0, goli u shënua nga Mehmeti në minutën e 22-të. Por, në këtë ndeshje, skuadra e Kamzës u drejtua nga zëvendëstrajneri Jurgen Agolli, pasi trajneri I parë Bledar Devolli, para ndeshjes pati një përplasje me presidentin Naim Qarri. Ky është konflikti i dytë brenda pak ditësh mes Qarrit dhe trajnerit, largimi i të cilit tashmë duket i sigurt.
Kështu, kamzalinjtë e thellojnë në 5 pikë avantazhin nga Besëlidhja, e cila këtë javë, sipas kalendarit është pushim.
Sigal