Sfida decizive kundër Serbisë, Tite premton surpriza në formacion

242

Brazili luan sot një takim për jetë e vdekje përballë Serbisë, me rezultatin përfundimtar të këtij 90 minutëshi që do përcaktoj dhe skuadrën që do të shkoj në raundin tjetër të Kupës së Botës nga Grupi E. Për këtë tekniku i “Selecao” Tite po mendon të ndryshojë taktikat e tij për sfidën e së mërkurës përballë Serbisë.

Sipas “Mirror” kjo vjen pasi as Gabriel Jezus as Roberto Firmino nuk kanë shënuar për brazilianët këtë verë, dhe përballë ballkansve duhen forca të reja në sulm.

Në të vërtetë, shkrimi pohon se Neymar, i cili po projektohet të jetë titullarë kundër Kosta Rikës, mund të vihet në rolin e një nënte false, gjë që do të lejonte Fernandin ta niste nga minuta e parë në qendër të mesfushës.

Sulmuesi i Barcelonës Phillipe Coutinho ka shënuar në të dy ndeshjet e Brazilit këtë verë dhe do të ketë një vend titullari në formacionin e Tite. Mungesa të rëndësishme në këtë përballje janë Daugllas Costa dhe Danilo që vuajnë nga probleme muskulare.

Nëse “Selecao” ia del të jetë në krye të Grupit E, ata mund të përballet me kampionët e botës, Gjermaninë në fazën e 1/16-ave.

Ndeshja mes Brazilit dhe Serbisë është programuar të luhet sot në orën 20:00.