Sigal

Milani e ka zbuluar fanellën e re për sezonin 2018-19, dhe pas plot 20 viteve me Adidasin si sponsor, tani fanella e re do ta ketë Puman.

Milani dhe Adidas e prishen marrëveshjen në tetor dhe një marrëveshje e re u arrit më pas me rivalin e Adidasit, Puman, transmeton Gazeta Express.

Fanella e re e frymëzuar nga adhuruesit, kultura dhe pasioni i Milanit është zbuluar sot.

Më poshtë mund ta shikoni sesi duket fanella e re e Milani me të cilën do të luajë si vendas.