Sërish me dy sulmues, formacioni Shqipërisë kundër Moldavisë

587
Sigal

Ndryshojnë interpretuesit, por jo skema. Pas humbjes në sfidën debutuese në transfertën e Islandës, Edi Reja kërkon me çdo kusht fitoren në sfidën e mbrëmjes së sotme në “Elbasan Arena” kundër Moldavisë, e katërta në Grupin H eliminator të Euro 2020. Për të arritur këtë objetiv, ashtu si në Rekjavik, tekniku do të mbështetet sërish te moduli me dy sulmues të deklaruar.

Ndryshimet që i paralajmëroi në konferencën zyrtare për mediat, Reja do t’i kristalizojë duke nisur nga mbrojtja. Sërish me tre, por përpara Berishës, përveç Veselit dhe Ismajlit një vend në formacion me shumë mundësi do të marrë Mërgim Mavraj. Edhe reparti i mesfushës do të ketë risi. Basha qëndron në pankinë, ndërsa vendin e tij do ta marrë Abrashi.

Po ashtu, në krahun e majtë, nuk do të jetë Lenjani, por Aliji. Xhaka dhe kaçe kanë bindur sërish trajnerin për të nisur sfidën që nga minuta e parë. Sa i përket sulmit, ai ndryshon krjetësisht, Nëse në sfidën e së shtunës Reja I besoi Balaj dhe Cikallëshit, në “Elbasan Arena” kthehen në formacion Sadiku dhe Uzuni. Me këtë stradegji, kombëtarja e Shqipërisë dhe Edi Reja kërkojnë të kthehen te fitorja, tashmë një detyrim pas humbjes kundër Islandës që zbehu ndjeshëm shpresat për kualfikim.