Sigal

Interi ka arritur më në fund që të barazojë rezultatin ndaj PSV. Në minutën e 73-të, Mauro Icardi shënoi me kokë pas një krosimi fantastik të Politanos nga krahu i djathtë.

Me këtë gol Interi është momentalisht i kualifikuar për në fazën tjetër, pasi Tottenham po mundet nga Barcelona.