Sigal

“Seria A” e këtij sezoni që sapo ka nisur pritet të jetë shumë e dyluftuar mes skuadrave, të cilët për të 3 vit radhazi i kanë kaluar 1 miliardë euro shpenzime në merkato.

Gjithsesi konkurrenca mbetet e ashpër edhe në shkallët e stadiumeve, aty ku të dashurat, gratë apo të fejuarat e futbollistëve do të kenë një garë në distancë me njëra-tjetrën për të tërhequr sa më shumë vëmendje.

Më poshtë disa prej tyre

Georgina Rodriguez-E dashura e Ronaldos, e lindur në Argjentinë, por e rritur në Spanjë. Më parë ka punuar si shitëse te “Gucci”.

Giulia Provvedi, 25-vjeç. E bërë e famshme në kanalet televizive angleze, njëkohësisht e dashura e futbollistit të Atalantës Pierluigi Gollini.

Ludovica Caramis, me origjinë greke. Ish-modele, tani 27-vjeçare e cila merret me televizionin. Gruaja e sulmuesit të Bologna Mattia Destro.

Marianna Gautieri. Vajza e Carmine, ish-futbollistit të Romës dhe Atalantës, tani trajner. Ajo është 20 vjeç dhe është një ‘yll’ e Instagramit. Njëkohësisht edhe e dashura e Alberto Cerri.

Jovana Djordjevic. Modele serbe e datëlindjes 1984. E martuar me sulmuesin e Chievo-s Filip Djordjevic që në 2014.

Khatia Mchedlidze Georgiana, para se të martohej me sulmuesin e Empolit Levan në Tbilisi (vendi i lindjes) ishte një modele. Shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Caterina Ciabatti. 20 vjeç dhe e diplomuar, njëkohësisht edhe gjysma tjetër e zemës së sulmuesit të Fiorentinës Federico Chiesa.

Marta Riccardi. Motra e vogël e Federikës (Gruaja e Çerçit), është e njohur për historinë e dashurisë me Baldassarren e “Uomini e Donne”. Sot e lidhur me mbrojtësin e Frosinone Edoardo Goldaniga.

Wanda Nara. Modele dhe “shoëgirl” nga Argjentina. 31 vjeç. E martuar me bomberin e Interit Mauro Icardi, njëkohësisht nënë e 5 fëmijëve. 3 djem me ish-burrin e saj Maxi Lopez dhe 2 vajza me Mauron.

Jessica Immobile. 27 vjeç, ka studiuar kriminologji, por u largua nga ky profesion vitin e kaluar për shkak të Ciro Immobile-s, sulmuesit të Lazio-s.

Francesca Valenti. Studente e ekonomisë, e lindur në vitin 199, nga Legnano, Milano. Mori pjesë në 2017 në Miss Milano dhe Miss Italia. E dashura e sulmuesit të Milanit Patrick Crutone.

Jessica Ziolek. Punon në TV dhe njëkohësisht spikere në radio, modele 23-vjeçare. Gjithashtu punon edhe për “Dolce e Gabbana”. Që nga 2013 e lidhur me sulmuesin e Milanit Arkadiusz Milik.