Seria A po bën gati një revolucion në kalendarin për sezonin e ri

463
Sigal

Federata Italiane e Futbollit zyrtarizoi të hënën datën e fillimit të Seria A për sezonin 2019-20, e cila do të jetë 24 gusht. Në sezonin e ri do të ketë edhe tri raunde në mesjavë (25 shtator, 30 tetor dhe 22 prill) dhe katër javë për ndeshjet kombëtareve (8 shtator, 13 tetor, 17 nëntor, 29 mars), ndërkohë që nuk do të ketë më ndeshje për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Por kampionati në sezonin e fundit, mund të ketë edhe një risi epike për futbollin italian. Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, Serie A mund të ndryshojë formulën e kalendarit. Nuk do të ketë më sfida të kthimit në javë fikse siç është tashmë.

Për shembull, nëse Juventus-Inter do të luhet në javën e katërt, Inter-Juventusi nuk do të luhet javën e katërt në fazën e dytë. Pak a shumë siç ndodh në Premier League, ku javët nuk përputhen në mënyrë kronologjike.

Serie A po mendon edhe për një risi tjetër. Përveç se javët nuk do të përputhen me fazën e parë, do të ketë edhe ndryshime brenda tyre.  Për të marrë një shembull tjetër: nëse Juventus-Inter dhe Napoli-Milan janë planifikuar në të njëjtën javë në fazën e parë, në të dytën nuk do të jenë në të njëjtën javë.