Sigal

Një ekzekutim perfekt i goditjes së lirë nga një distancë e largët në kohën shtesë nga Arkadiusz Milik i dha fitoren Napolit në transfertë me Cagliarin. Deri në ato momente rezultati ishte ai i fillimit të lojës, 0-0, pasi përtej rasteve të krijuara asnjë prej skuadrave në fushë nuk kishte mundur ta dërgonte topin në rrjetë. Ky 3-pikësh e mban Napolin në vendin e dytë, me 8 pikë pak se Juventusi kryesues.

Mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj, nuk u prefua nga Ançeloti për këtë sfidë. Me shumë gjasa, në janar do të transferohet në Londër, duke iu bashkuar Chelsea-t.