Sergio Ramos sherr me presidentin Perez: Më paguaj dhe largohem!

464
Sigal

Eliminimi nga Champions League i Real Madrid është shoqëruar me diskutime të forta në shtëpinë e madrilenëve, teksa mësohet se ka pasur përplasje mes presidentit Perez dhe kapitenit Ramos. Presidenti i Los Blancos priti futbollistët në dhomat e zhveshjeve duke i qortuar për lojën zhvilluar.

Sipas gazetës spanjolle AS, ka pasur një diskutim të fortë, teksa ka përdorur dhe mbiemrin “i turpshëm”. Ramos ishte ndër të parët që reagoi ndaj bordit drejtues, pasi u cilësua si një ndër fajtorët e katastrofës. “Ju më paguani dhe unë po largohem”, tha kapiteni gjatë diskutimit.

“Unë kam dhënë gjithçka dhe kam thyer fytyrën për këtë fanellë, për këtë klub dhe madje për ju”, i ka thënë Ramos presidentit të madrilenëve.