Sergio Ramos injoron Cristiano Ronaldon në ceremoninë më të rëndësishme të jetës së tij

141

Sergio Ramos do të martohet gjatë verës dhe jashtë listës së dasmës ka lënë jashtë ish-shokun e tij, Cristiano Ronaldo.

Sipas “Marca”, kapiteni i Los Blancos nuk e ka ftuar në dasmë sulmuesin e Juventusit, me të cilin për 10 vite ishin së bashku te Reali.

Një incident mes dyve është raportuar të ketë ndodhur pas finales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Në ceremoninë e martesës së mbrojtësit spanjoll dhe prezantueses Pilar Rubio në mesin e 500 të ftuarve janë edhe David Beckham, Gerard Pique dhe Iker Casillas.