Sergio Ramos habit të gjithë, ja e rrepta që do të ketë në dasmën e tij…

607
Sigal

Sezoni futbollistik është mbyllur, teksa për shumë futbollist është koha për relaks. Disa i kanë nisur pushimet, ndërkohë që ka edhe nga ata si Sergio Ramos, që do të përfitojë për t’u martuar. Të shtunën e ardhshme, kapiteni i Real Madridit do të martohet në Katedralen e Sevillas me të dashurën Pilar Rubios. Më pas ai ka parashikuar një festë me miqtë e tyre, por me rregulla shumë strikte.

Për të hyrë në festë, secili prej të ftuarve kanë marrë tashmë një tatuazh të përkohshëm me brirë, që të gjithë duhet ta kenë aplikuar në një pjesë të trupit të tyre dhe të jetë e ekspozuar. Do të jetë absolutisht e ndalur që të ketë në festë fëmijë, apo të ftuar nën 18 vjeç, duke bërë përjashtim vetëm 3 fëmijët e Ramos me bashkëshorten e ardhshme.  Rregulli i tretë ka të bëjë me veshjen, që duhet të jetë shumë formal për burrat, ndërkohë që për femrat do të ketë shumë ngjyra që nuk lejohen për fustanin.

Një tjetër rregull do të jetë mospërdorimi i celularëve, ndaj nuk do të kenë mundësi për të hyrë në rrjetet sociale, pasi ka shokë që janë shumë aktiv. Në fund Sergio Ramos u ka kërkuar të gjithëve për të mos sjellë asnjë dhuratë, por ai do të preferonte një donacion në UNICEF, atje ku mbrojtësi kontribuon prej vitesh.