Serena Williams dhe Novak Djokoviç drejt fitores në US Open

451
Serena Williams vazhdon rrugëtimin e saj në US Open. Tenistja amerikane synon të fitojë edhe këtë Grand Slam për t’u bërë e para teniste pas 27 vjetësh që i fiton të gjithë turnetë e mëdha brenda një viti.
Numri 1 i renditjes botërore dhe kampionia në fuqi e US Open u kualifikua për në raundin e tretë pasi mundi holandezen Kiki Bertens në dy sete. Në setin e parë Williams pati më shumë vështirësi, por arriti ta mbyllë atë në favor të saj 7-6, pas “tie break”. Në setin e dytë gjërat ishin më të lehta për amerikanen, e cila e fitoi këtë fraksion të lojës me rezultatin 6-3.
Në kampin e meshkujve, Novak Djokovic nuk e pati shumë të vështirë përballjen me austriakun Haider-Maurer. Tenisti më i mirë i botës e mbylli shpejt takimin e tij me rezultatin 3-0. Seti më i vështirë për Djokovic ishte i pari, të cilin serbi e mbylli 6-4. Në dy setet e tjera ndeshja nuk pati histori dhe Djokovic i fitoi 6-1 dhe 6-2.
Sigal