Fanellën e ekipe shqiptare e kanë veshur 32 lojtarë serbë. Këtë sezon do të luajnë dhjetë futbollistë
Shqipëria politike ka pasur gjithmonë raporte të vështira me Jugosllavinë, me përjashtim të periudhës së lumtur 1945-1947, kur atëherë u tha se ish-udhëheqësi jugosllav Josip Broz Tito, kishte në plan ta shndërronte vendin tonë në “Republikën e shtatë të Jugosllavisë”. Marrëdhëniet tona kanë qenë shumë të tensionuara para viteve 1990, por dhe pas ndryshimit të regjimit, nuk mund të themi kurrsesi se kanë qenë të ngrohta. Por, atë që nuk e ka bërë politika, e ka bërë sporti. Të paktën mbi 30 futbollistë serbë kanë luajtur apo vazhdojnë të luajnë në vendin, ku disa prej tyre kanë qenë me të vërtetë cilësorë, ashtu si shumë tjerë kanë qenë në nivelin e futbollistëve tanë, apo dhe më poshtë. Mlladen Bërkiç është një nga lojtarët serbë, që kujtohet ende në Shqipëri, madje arriti të bëhej edhe kapiten. Sulmuesi 31-vjeçar luan aktualisht në Hungari, me Zalaegerszegi TE. Në vendin tonë ai u bë i njohur te Apolonia e Fierit, kur ai luajti në sezonet 2008-2010, madje ai arriti të bëhej edhe kapiteni i ekipit fierak. Bërkiç, i cili dallohej për finesën e lojës së tij, por dhe realizmin e golave të shumtë (27 gola në 60 ndeshje), luajti edhe me fanëllën e Skënderbeut (korrik 2010-dhjetor 2010), Dinamos (janar 2011-qershor 2011), por dhe me Flamutarin (2011-2012), por me vlonjatët ishte një dështim i vërtetë. Mbrojtësi i njohur serb, Ivan Gvozdenoviç, u bë i njohur në ambientin shqiptar, kur veshi fanellën e Tiranës në sezonin 2010-2011. Ish-lojtari i Cervena Zvezdës u aktivizua në 29 ndeshje, duke shënuar një gol dhe lënë një emër të mirë, duke fituar Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë. Gjatë sezonit të kaluar luajti për Skënderbeun (19 ndeshje), duke fituar dhe titullin kampion. Edhe këtë edicion ai do të jerë pjesë e korçarëve. Në edicionin 2011-2012 ishte dhe boshnjako-serbi nga Novi Pazari, sulmuesi Altin Gërboviç, i cili ka veshur edhe fanellën e Shkumbinit (2009-2011), dhe po atë sezon për peqinasit luajti edhe Ahmed Mujdragiç, por që të këta janë nga Novi Pazari, pra boshnjako-serbë. Në sezonin 2009-2010, në Korçë luajti mesfushori serb Marko Nestoroviç. Mbrojtësi Vladimir Jasiç luajti te Vllaznia, në edicionin 2010-2011 (26 ndeshje). Me Apoloninë ka luajtur mesfushori serb Milosh Jevdeviç (2010-2012). Tani ai do të luajë për Kukësin në sezonin 2012-2013. Mbrojtësi Petar Mudresha ka luajtur me Apoloninë, në sezonin 2010-2011, ku zhvilloi 15 ndeshje. Me Dinamon ka luajtur mbrojtësi Marko Putinçanin, i cili më parë kishte luajtur ndërmjet të tjërëve me Bezanjinën e Beogradit. Te Dinamo ka luajtur në sezonin 2005-2006, mesfushori serb Banimir Ivaniseviç, ndërsa në edicionin 2008-2009 u aktivizua Danilo Nikoliç, i ardhur nga Bezaninja e Beogradit. Në skuadrën e sezonit 2010-2011 ishte mbrotësi Milovan Miloviç. Mesfushori shkatërrues, Pedrag Mirçeta, i cili sezonin e fundit luajti në Maltë me skuadrën Mosta, ka veshur fanellën e Apolonisë në sezonin 2008-2009, duke shënuar 1 gol në 21 ndeshjet e tij me skuadrën fierake. Goran Miroviç është një tjetër lojtar serb, që ka veshur fanellën e Apolonisë (2009-2010), madje ka luajtur edhe për Gramshin e Kategorisë së Parë. Mesfushori Kenan Ragipoviç ka luajtur për Apoloninë (2009-2010, 27 ndeshje, 1 gol) dhe Kastriotin (2010-2011, 15 ndeshje). Apolonia ka qenë si “shtëpi” për koloninë serbe, pasi me fierakët ka luajtur edhe Aleksandër Sreçkoviç (2008-2009, 21 ndeshje, 1 gol). 31-vjeçari, përveç Shqipërisë ka luajtur dhe në Rumani. Sulmuesi Dushan Popoviç ka luajtur dy sezonet e fundit me Bylisin, duke shënuar 3 gola në 36 ndeshjet e luajtura. Elbasani ka pasur në gjirin e tij, në sezonin 2010-2011, mesfushorin serb Aleksandër Radoviç. Te Kastrioti, në sezonin 2010-2011 luajtën dy mesfushorë serbë: Filip Stojanoviç dhe Kenan Ragipoviç, ndërkohë që krutanët kishin në grupin e lotarëve edhe katër kroatë. Sezonin e kaluar ishte Marko Putinçanin. Te Teuta, në sezonin 2006-2007 luajti mesfushori serb, Aleksandër Kovaç. Te Besa, këtë sezon do të luajë sulmuesi serb Bojan Maliniç, i cili më parë është aktivizuar në Rumani dhe Austri. Kastrioti ka në gjirin e tij mbrojtësin 26-vjeçar, Petar Borovicanin, me një të kaluar edhe në kampionatin polak. Te Apolonia, portieri serb Uros Davidoviç, fillimisht e kaloi provën, por pas pësimit të tre golave në një ndeshje miqësore, drejtuesit e klubit e përjashtuan atë. Luftëtari prezantohet me mesfushorin 29-vjeçar Milan Nikoliç, por në vijën e parë të sulmit do të jetë sulmuesi 23-vjeçar, Aleskandar Miliç. Branko Milenkoviç do të jetë gati për Laçin, ndërkohë që sezonin e kaluar mbrojtësi 26-vjeçar u aktivizua në 16 ndeshje. Serbët janë të pranishëm edhe në Kategorinë e Parë, ku spikat Besëlidhja me Aleksandër Stojkoviçin, Milan Xhorxheviçin, Vojslav Trajkoviçin dhe Aleskandar Miliç in. Te Elbasani ka luajtur mbrojtësi Duro Jandriç. Te Pogradeci i sezonit të kaluar luajti sulmuesi 25-vjeçar Vladimir Saviç.
FUTBOLLISTËT SERBË NË SHQIPËRI
Lojtari Ekipi
Aleksandër Radoviç Elbasani
Ahmed Mujdragiç Shkumbini
Aleksandër Kovaç Teuta
Aleskandar Miliç Besëlidhja / Luftëtari
Altin Gërboviç Shkumbini / Skënderbeu
Aleksandër Stojkoviç Besëlidhja
Branimir Ivaniseviç Dinamo
Bojan Maliniç Besa
Branko Milenkoviç Laçi
Danilo Nikoliç Dinamo
Dushan Popoviç Bylis
Duro Jandriç Elbasani
Filip Stojanoviç Kastrioti
Goran Miroviç Apolonia/Gramshi
Ivan Gvozdenoviç Tirana/Skënderbeu
Kenan Ragipoviç Apolonia/Kastrioti
Marko Nestoroviç Skënderbeu
Marko Jovanoviç Vllaznia
Marko Putinçanin Dinamo/Kastrioti
Milan Nikoliç Luftëtari
Milan Xhorxheviç Besëlidhja
Milovan Miloviviç Dinamo
Mlladen Bërkiç Apolonia/Skënderbeu/Dinamo/Flamurtari
Milosh Jevdeviç Apolonia/Kukësi
Nikola Vukçeviç Vllaznia
Nemanja Laziç Kastrioti
Petar Boricivanin Kastrioti
Petar Mudresha Apolonia
Pedrag Mirçeta Apolonia
Vladimir Jasiç Vllaznia
Vladimir Saviç Pogradeci
Vojslav Trajkoviç Besëlidhja
Ljubisha Broçiç,
serbi që e bëri Shqipërinë,
kampione të Ballkanit
Shqipëria gjatë gjithë historisë së futbollistike me Kombëtaren e madhe ka fituar vetëm dy trofe ndërkombëtarë, Kampionatin Ballkanik të vitit 1946, të organizuar në Tiranë, dhe turneun “Rothmans” të zhvilluar në Maltë në vitin 2000, kur trajner ishte Medin Zhega. Pikërisht në trofeun e parë të Shqipërisë, dha kontributin e tij serbi Ljubisha Broshiç, një nga teknikët më të mirë të Ballkanit e më gjërë, i cili gjatë karrierës së tij të gjatë, drejtoi disa nga klubet më të mëdha në botë, si Juventusi e Barcelona. “Në vitin 1946, kur u organizua Ballkaniada në Shqipëri erdhi Ljubisha Broçiç. Një trajner i apasionuar, shumë i zoti. Nga më të mëdhenjtë e Jugosllavisë. Më vonë ai ka drejtuar Juventusin, Barcelonën. Broçiç gjithmonë e ka thënë se në Shqipëri kishte gjetur një kontingjent të shkëlqyer lojtarësh. Portier Xhakomino Pozelli, Sllave Llambi, Loro Boriçi, Qamil Teliti, Bule Vathi, Pal Mirashi, Besim Fagu, Zihni Gjinali. Humbëm fatkeqësisht 3-2 me Jugosllavinë, por mundëm Bullgarinë (2-0) e Rumaninë (1-0). Pasi fitoi Kampionatin Ballkanik, me mbarimin e kontratës në krye të skuadrës erdhi Adem Karapici.