Serbia fiton 0-2 në “Elbasan Arena”

486
Dy gola të shënuar në minutat e fundit të takimit shuan entuziazmin kuqezi në “Elbasan Arena” dhe i dhanë fitoren skuadrës serbe në përballjen e vlefshme për grupin I të eliminatoreve Euro 2016. Gjithsesi, humbja e Danimarkës me rezultatin 1-0 në Portugali, e lë kombëtaren ende me shpresën e kualifikimit për në Euro 2016, pasi një fitore në transfertën e Armenisë do e bënte ëndrrën realitet. Në minutën e tretë, Milivojeviç kreu një ndërhyrje me takë nga prapa ndaj Lenjanit, një ndërhyrje e ashpër të cilës Rizzoli nuk i kurseu kartonin e verdhë.
Sigal