“Selman Stërmasi”, policia masa të rrepta, mos parkoni pranë stadiumit

502
Një ditë nga derbi Partizani- Tirana , policia e Tiranës bën publike masat e sigurisë, njëra prej të cilave është dhe bllokimi i parkimit të automjeteve rreth e përqark perimetrit të stadiumit. “Policia për arsye sigurie njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve se nuk do të lejohet parkimi i automjeteve rreth e përqark perimetrit të stadiumit. 

Parkimi i automjeteve nuk do lejohet më datë 07.12.2015 nga ora 08:00- deri në perfundim të aktivitetit” thuhet në njoftimin për shtyp. Po kështu policia rrugore informon se do të marrë masat e zhvendosjes se mjeteve në pikat e saj të bllokimit nëse do konstatohen mjete që nuk janë larguar sipas këtij njoftimi
Sigal