“Seks simboli” Lorik Cana, në garë për futbollistin më popullor në botë

520
Sigal

Kapiteni i Shqipërisë garon me emra të tillë si Mesi, Ronaldo, Prilo, Runi, Bufon apo Ozil

Lorik Cana është përfshirë nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), në një anketë ndërkombëtare, që do të përzgjedhë futbollistin më popullor në botë me anë të votave të përdoruesve të internetit në faqen e saj zyrtare. Pjesëtarët e këtij instituti kanë propozuar kandidatë nga çdo vend i botës dhe nga Shqipëria, lojtari i përzgjedhur është kapiteni i përfaqësueses kuqezi, Lorik Cana. Në listë janë emrat më të bujshëm të futbollit botëror, përfshirë argjentinasin e Barcelonës, Lionel Mesin; portugezin e Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo; spanjollin e Barcelonës, Andres Iniesta; anglezin e Mançester Junaitid, Uejni Runin, apo italianin Andrea Pirlo të Juventusit. Votimi do të kryhet deri në datën 30 nëntor 2012. Pesë futbollistët që kanë marrë më shumë vota nga Afrika, Azia dhe CONCACAF-i do i bashkohen tetë lojtarëve nga Europa e Amerika Latine dhe një lojtari nga Oqeania për të plotësuar finalistët. Këta 32 finalistë mund të votohen më pas nga 1 dhjetori 2012 deri në 3 janar 2013 për të përzgjedhur futbollistin më popullor të vitit 2012.

SHQIPËRIA

Aroma e Shqipërisë ndihet kudo te Loriku. I ka shpëtuar luftës në Kosovë, qytetar i botës, ambasador i UNICEF-it, futbollist i famshëm: “Dhe të mendosh se kam filluar të luaj në rrugët e ish-Jugosllavisë. Kush mund ta imagjinonte që futbolli do të bëhej një punë”. I lindur në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, shpirti i tij ishte shqiptar, ashtu si shumica e popullsisë së Kosovës. “Qysh fëmijë ëndërroja të luaja për Shqipërinë. Për mua ishte një zgjedhje natyrale, e ardhur nga zemra. Familja ime jeton në Gjakovë, por miqtë e mi më të shtrenjtë janë nga Tirana”. Cana thotë: “Unë nuk jam thjesht kapiteni i Kombëtares shqiptare, por i një vendi të tërë, të mijëra bashkëkombësve që kanë vetëm një flamur dhe ëndërrojnë botërorët dhe europianët. Një ditë do të vijë ky moment dhe do të jem protagonist”.

PASIONI PËR HISTORINË

Lorik Cana flet frëngjisht, anglisht, gjermanisht, pak kinezçe, ndërsa është bërë mjeshtër në gjuhën italiane. Për tifozët e Paris Sën Zhermenit dhe Marsejës ishte “Le Guerrier” (Luftëtari), për ata të Sanderlengit në Angli, “The Warrior”. Lacialët presin shumë nga “Il Guerriore”. “Më mbështesin gjithmonë”, – përsërit Loriku. Babai-manaxher, Agimi, është një lavdi e dikurshme e futbollit shqiptar. “Ishte ai që më transmetoi pasionin”, – thotë ai. Loriku ka dhe kulturën në ADN-në e tij. “Jam regjistruar në fakultetin e historisë në Tiranë. Gjithsesi, studioj part-time, për shkak të angazhimeve futbollistike. Do të kem nevojë për disa vite t’u diplomuar. Në çdo mënyrë, sapo të var këpucët në gozhdë do të vazhdoj të ndjek këtë rrugë. Do të kryej edhe një specializim, pasi i dashuroj traditat shqiptare dhe arkeologjinë”.

AMBASADOR I UNICEF-it

Duket se ai është i përzgjedhuri. Lorik Cana ka një mision” “Dëshiroj të jem një shembull për të gjithë të tjerët. Jam i kënaqur që jam një nga shqiptarët e parë që të bërë mirë”.

SEKS SIMBOL

Altruizëm dhe modë. Në Francë, Cana ka pozuar edhe si model. Në Romë është tashmë një seks simbol: “Është e vërtetë, por nuk më ka sjell bezdi ky etiketim”.  Dhe as mijëra historitë e dashurisë që ia atribuojnë. Ai pëlqehet shumë nga tifozët lacialë. Në qytet, kur i japin puthje, Loriku nuk kundërshton aspak. Gjithmonë i gatshëm, gjithmonë xhentil.