Seedorf në bisedime me skuadrën e re

595
Legjenda e Milanit, Clarence Seedorf, është në bisedime për ta marrë drejtimin e Atletico Paranaense, sipas mediave braziliane.

Mesfushori holandez i kaloi 10 vite në Milan, duke i fituar dy tituj të kampionatit italian dhe dy të Ligës së Kampionëve.
Ai u largua në verën e vitit 2012 për t’iu bashkuar Botafogos, por i vari këpucët në vitin 2013 dhe u emërua trajner i Milanit në vitin 2013.
Më pas, ai u shkarkua dhe kaloi për shkurtazi në Shenzhen FC ku i fitoi vetëm katër ndeshje nga 14 të luajtura dhe ka mbi një vit që ka mbetur pa punë.
Por, Globo Esporte raporton se Seedorf ka mbërritur në Curitiba për bisedime me Atletico Paranaense.
Sigal