Sebino Plaku, “kamzaliu” më i miri për nëntorin

522
Shoqata “Sporti na bashkon”, e ka bërë traditë stimulin me çmimin për futbollistin e muajit në Kategorinë Superiore. Për muajin nëntor, fitues është shpallur sulmuesi 32 vjeçar i Kamzës, Sebino Plaku, i cili është bërë lojtar kyç dhe shumë i vlerësuar nga klubi i Kamzës.

Në këtë sezon, ishin nderuar me këtë çmim dy lojtarë të Skënderbeut, sulmuesi Ali Soue për muajin shtator, dhe mesfushori Sabien Lilaj për muajin tetor 2017. Në 14 ndeshjet e luajtura, 9 të fazës së parë dhe 5 në fazën e dytë, Plaku ka shënuar 5 gola. 
Sigal