Schweinsteiger “përlot” tifozët e Bayern Munchen

580
Tigri bavarez”, Bastian Schweinsteiger thyhen heshtjen duke falënderuar tifozët për rrugëtimin e tij 17-vjeçar në Mynih. Trasnferimi i Bastit tek Man.United solli pakënaqësi në radhët e ultrasve, të cilët e konsideruar tradhti shitjen e një prej lojtarëve simbol. Një ditë pas zyrtarizmit të lajmit, Schweinsteiger vendosi të flas, duke falënderuar fansat e tij për mbështetjen:
Përshëndetje tifozë të Bayernit,
përshëndetje Südkurve München,
E di që në javët dhe muajt e fundit është spekuluar shumë në lidhje me të ardhmen time. Dua thjesht t’ju falënderoj për kohen e mrekullueshme që kemi kaluar bashke, duke filluar në “Olympiastadion” e me pas në “Allianz Arena”. Ka qenë një kohë e mrekullueshme, shume faleminderit për ketë gjë. Kemi përjetuar kohë të mrekullueshme bashke me 15 tituj kombëtare, por dhe me “tripieten” historike dhe momente të tjera të bukura. Do jemi përgjithmonë të bashkuar së bashku, do t’ju mbaj gjithmonë në zemër. Dua të falënderoj gjithashtu dhe gjithë punonjësit ne Säbener Straße për kohen e kaluar bashkë. Fatkeqësisht nuk mund të përmend çdo emër, por faleminderit për çdo gjë, me keni ndihmuar shumë dhe shpresoj të shihemi sërish.
Të dashur fansa, shpresoj që të më kuptoni për ketë rrugë që zgjodha. Mendoj që për mua është një sfide e jashtëzakonshme dhe mezi po e pres. Por sigurisht nuk do ju harroj kurrë. Do ju kem gjithmonë këtu (tregon zemrën) dhe shpresoj të shihemi së shpejti.
Sigal