Sarri te Juventusi, tradhti? Flet Carlo Ancelotti mendon ndryshe nga napoletanët

551
Sigal

Vendi i dytë në kampionat, eliminim nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve dhe çerekfinale e Ligës së Europës. Ky ishte sezoni i parë në stolin e Napolit për Carlo Ancelotti. I kërkuar fort nga Aurelio De Laurentiis, 60-vjeçari ka hasur në vështirësi për të udhëhequr një ekip të mësuar me skemat e Maurizio Sarrit.

I intervistuar ekskluzivisht nga “Il Corriere dello Sport”, direkt nga Kanadaja, ku ndodhet me pushime, Ancelotti bëri një bilanc të përgjithshëm pozitiv të punës me Napolin: “Deri në dhjetor, skuadra shkoi shumë mirë.

Nëse nuk do të përballeshim me Liverpool në grupin e Ligës së Kampionëve, do të ishim kualifikuar”.

Parardhësi i tij, Sarri, është një hap larg stolit të Juventusit. Për napoletanët, kjo do të ishte një tradhëti e vërtetë.

Mirëpo, Ancelotti e justifikon cilëndo lëvizje në futboll me seriozitetin që kërkon profesioni: “Lidhja mes Sarrit dhe napoletanëve ishte shumë e fortë.

Është e kuptueshme që dikush nuk e përjeton mirë, por Sarri është profesionist. Nganjëherë, profesioni të detyron të bësh zgjedhje, që mund t’i çorodisin disa, por koha rregullon gjithçka”.