Sarri: Sfida me Interin jo përcaktuese, janë skuadër solide

492
Sigal

Pas fitores së thjeshtë 3-0 në Champions League ndaj Bayern Leverkusen, Juventus nesër do të masë forcat ndaj Interit, kryesueses me pikë të plota këtë sezon. Trajneri i bardhezinjve, Maurizio Sarri, nuk e sheh si përcaktuese këtë ndeshje për titullin kampion.

“Nuk dua të bind asnjë me zgjedhjet e mia. Duhet vetëm që të vendos në mënyrën e duhur, është e drejt që dikush të mbetet jashtë edhe pse është i zemëruar. Unë e marrë si diçka pozitive dhe jo negative.

Juve favorite? Mendoj se nuk mund të thuhet në një ndeshje të vetme. Nuk jemi favorit. Do të përballemi me një skuadër të fortë, e cila është në një moment pozitiv. E tregoi edhe ndaj Barcelonës. Ndeshja Inter-Juve, është një duel që duhet përjetuar. Sytë e gjysmës së botës do të jenë të përqendruara në këtë duel, por nuk është vendimtar.

Pengesa Inter? Është një ekip i fortë dhe solid. Më krijon përshtypjen që janë të kompletuar. Kam parë një Inter të fortë, ndaj të cilëve është e vështirë të luash. Ne këtë sezon kemi ndryshuar disa futbollistë, mënyrën e lojës dhe do të përballemi me kundërshtarë më të fortë se sezonet paraardhëse. Nëse do të arrijmë shpejt nivelin që kërkojmë, do ta kemi më të thjeshtë për të fituar.

Do të përballemi me mbrojtjen më të fortë të kampionati si për kualitetin e mbrojtësve, ashtu edhe për mënyrën se si luajnë si skuadër. Interi di s’i të mbrojë si skuadër. Të shohim se kush do të jenë më mirë dhe dot sulmojë. E sigurt është që nuk do të jetë e thjeshtë. Klasifikimi nuk është një problem psikologjik në muajin tetor”, deklaroi Sarri.