Sarri: Kurrë s’kisha parë një ekip të tillë, tani e kuptova pse fiton gjithmonë Juvja

572
Sigal

Maurizio Sarri është rikthyer në krye të Juventusit, teksa sot është shfaqur në konferencë për shtyp në prag të transfertës ndaj Fiorentinës. Strategu i njohur foli për disa lojtarë në veçanti, ndërkohë që mirëkuptoi sjelljen e Emre Can pas lënies jashtë nga lista Champions.

“Nuk ishte e thjeshtë të qëndroja jashtë, por stafi mjekësor më bëri të kuptoj se ishte më mirë që të ndalesha për të mos përkeqësoja më shumë gjendjen. Stafi im ka punuar në mënyrë të shkëlqyer. Zgjedhja e 22 futbollistëve për Championsin ishte e vështirë, pasi kemi të bëjmë me dy futbollistë shumë të rëndësishëm, por i përket zgjedhjes sime. Kemi shumë të fortë si Khedira, Ramsey dhe Rabiot, por që kanë luajtur pak në muajt e fundit. Kurrë nuk kam parë në karrierën time që të punohet kaq mirë gjatë ndeshjeve të kombëtareve.

Reagimi i Emre Can? Duhet të marrim përsipër edhe reagimet emocionale. Do ta lëmë që të qetësohet dhe më pas do ta shohë situatën me më shumë qetësi. Mendoj se ka moshën e duhur për t’i kuptuar disa sjellje.

Image

Juve me fat? Gjithmonë kam thënë që Juventusi është më i fortë, edhe nga pikëpamja e klubit. Fiton edhe për shkak të mentalitetit të egër. Në këto muaj kuptova se forca e Juve s’është në organizim, në kokë, në mentalitet dhe në projektimin e vetvetes drejt ndeshjes tjetër.

Chellini? Mungesa e tij është shumë e rëndë për ne. Tani objektivi është të rikuperojmë sa më parë Ruganin dhe përshtatjen e De Ligt me futbollin italian. Higuain? Ka luajtur ashtu si edhe në stërvitje, duke na sjellë edhe rezultate.

Rabiot? Është një djalosh me të dhëna fantastike, ka shumë teknik dhe fizik. Po paguan mungesën e gjatë. Matuidi ndërkohë për ne është i rëndësishëm, pasi ka aftësinë për t’u përshtatur në mënyrën më të mirë me lojën”, deklaroi Sarri.

Image