Sarri: Duhet të kemi kujdes nga Bologna, ja situata me dëmtimet

519
Sigal

Pas fitores ndaj Interit, Juventusi është rikthyer në krye të renditjes në Seria A. Trajneri Maurizio Sarri do t’i gëzohet disa rikthimeve nga dëmtimet, ndërkohë që ideja e tij për skemën duket se nuk ka ndryshuar.

“Douglas Costa po stërvitet veçmas, për momentin nuk është pjesë e grupit. Gajtë javës janë bashkuar Danilo dhe Ramsey, ndërkohë që edhe De Sciglio i është bashkuar grupit. Sa i përket skemës mendoj se ekipi duhet të jetë gati në të dyja zgjidhjet si 4-3-3, apo në 4-3-1-2. Me këtë të fundit, po bëjmë mirë, por në mbrojtje kemi pasur boshllëqe.

Bologna? Është një skuadër që më ka pëlqyer në këtë fillim sezoni, pasi është një ekip që rikuperon shumë topa dhe gjuan shumë. Në këtë moment ka numra të një niveli të lart.

Higuain apo Dybala? Mendoj se mund të përshtaten që të dy. Çështje Demiral? Demiral e kam parë normalisht nga sjellja në raport me shokët. Të gjitha të tjerat janë probleme të Federatës Turke dhe UEFA po e heton. Kur të merret një vendim do të riflasim”, deklaroi Sarri.