Sargis Hovsepyan: Armenia nuk luan ndeshjen e nderit

499
Trajneri i kombëtares së Armenisë, Sargis Hovsepyan në konferencën për shtyp në pranga të ndeshjes ndaj Shqipërisë ka deklaruar se në këtë takim “nuk luhet nderi i tyre”. E rëndësishme është që të bëjnë një lojë të mirë, tha ai duke kërkuar që të shmangen fjalët pompoze.
“Nuk duhet ta cilësojmë ndeshjen ndaj Shqipërisë si ndeshjen e nderit. Ky është sporti dhe nëse ekipi humb, nuk do të thotë se lojtarët nuk kanë luajtur për nder. Por ne do të bëjmë çdo gjë për të fituar në stadiumin tonë”, tha trajneri.
Hovsepyan foli dhe për humbjen 4-0 në miqësoren ndaj Francë duke thënë se duhen zgjidhur problemet që dolën nga kjo ndeshje.
“E kuptojmë që duhet të zgjidhim problemet në këtë fazë dhe duhet të luajmë një ndeshje të mirë. Askush nuk mund të thotë se ekipi duhet ta fitojë ndeshjen e nesërme, por ne do të bëjmë më të mirën.
Trajneri armen tha më tej se ekipi ka disa lojtarë të dëmtuar dhe disa të tjerë jashtë forme.
Sigal