Sanchez te Manchester United, plasin pakënaqësitë e para. Pogba kërkon rritje rroge

646
Raportimet e fundit në Angli thonë se Alexis Sanchez në këto momente po kryen vizitat mjekësore te Manchester United ku edhe më pas do të bëhet zyrtarizimi.
Ende pa arritur mirë në “Old Traford” transferimi i kilianit nga Arsenal ka sjellë pakënaqësitë e para. Sulmuesi 29-vjeçar do të përfitojë rreth 450 mijë stërlina në javë dhe kjo do të thotë se ai do të jetë më i paguari.
Kjo sipas “Mirror” ka sjellë pakënaqësitë e para dhe është Paul Pogba ai që ka kërkuar i pari rritje rroge. Francezi që u ble në verën e 2016 nga Juventusi për shifrën e 104 mln eurove i ka kërkuar drejtuesve të ketë një rrogë të përafërt me Sanchez, rreth 500 mijë euro në javë.
Mësohet se mesfushori është ndikuar nga agjenti i tij Mino Raiola ndërsa mbetet për t’u parë vendimi i United, që tashmë rrezikon të shohë në derën e klubit disa futbollistë të cilët mund të veprojnë njëjtë si Pogba.
Sigal