Samuel Nikaj: Sukses ngjitja në Superiorje, duam edhe Kupën e Kategorisë së Parë

609
KATEGORIA E PARË/ Flet për “Telegraf” trajneri i skuadrës krutane, e ka siguruar ngjitjen në Kategorinë Superiore
Të shtunën u luajtën 8 ndeshjet e javës së 24-t të fazës së tretë në Kategorinë e Parë, të cilat prodhuan rezultate interesante, por zyrtarizuan edhe pozicione të veçanta në renditjen e të dy grupeve. Kështu, Kastrioti në Grupin A dhe Tirana në Grupin B, zyrtarisht janë të ngjitura në Kategorinë Superiore, ndërsa lufta deri në fund po bëhet në zonën e mbijetesës, Play-out Grupi A. Dje për gazetën “Telegraf”, trajneri Samuel Nikaj i Kastriotit, deklaroi se skuadra e drejtuar prej tij, të shtunën ka mbyllur me sukses një objektiv sezonal. “Me fitoren ndaj Besëlidhjes, Kastrioti e mbylli me sukses objektivin e këtij sezoni. Pas katër sezoneve në Kategorinë e Parë, Kastrioti ngjitet në Kategorinë Superiore, për të cilën ka meritë gjithë skuadra, drejtuesit në klube e gjithë tifozeria krutane”, kështu theksoi fillimisht në deklarimin e tij trajneri i Kastriotit, i cili më pas deklaroi se synimet e këtij sezoni nuk janë mbyllur. “Kastrioti do të synojë edhe Kupën e Kategorisë së Parë për këtë sezon, e cila do të luhet ndaj Tiranës që u rendit në vendin e parë në Grupin B. Emri i madh i saj nuk na tremb”.
Përse ishte i mërzitur Ze Maria pas fitores me Pogradecin?!
Të gjitha gazetarët që ishin të pranishëm të shtunën në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen e Kategorisë së Parë, Tirana-Pogradeci 3-2, në fundin e saj u zhgënjyen. Në pritje të një deklarate nga trajneri Hoze Marçelo Ferreira (Ze Maria), u dëgjuan vetëm “ulërimat” e tij në dhomat e zhveshjes, ndërsa për mediat nuk gjeti kohën të fliste. Duke treguar kështu se diçka nuk shkon, thashethemet atë ditë, por edhe dje, aludojnë se ai është i shkarkuar nga bankina e Tiranës, dhe se qëndrimi i tij është vetëm për çështje kontraktuale. Zyrtarizimi i shkarkimit të tij mund të jetë çështje ditësh.

GRUPI A
Ndeshjet-Java e 24-t
Të shtunën, 14 prill 2018

Zona Play-off
Kastrioti-Besëlidhja 3-0
Egnatia-Erzeni 3-1
Dinamo pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 23 35
2. Egnatia 23 24
3. Erzeni 23 22
4. Besëlidhja 23 14
5. Dinamo 22 13

Zona Play-out
Të shtunën, 14 prill 2018
Korabi-Burreli 1-1
Tërbuni-Besa 2-1
Vllaznia B pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Besa 23 19
2. Korabi 23 17
3. Tërbuni 23 16
4. Burreli 23 16
5. Vllaznia B 22 15
GRUPI B
Ndeshjet-Java e 24-t
Të shtunën, 14 prill 2018
Zona Play-off
Bylis-Apolonia 1-2
Tirana-Pogradeci 3-2
Tomori pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 23 38
2. Bylis 23 25
3. Apolonia 23 20
4. Tomori 22 20
5. Pogradeci 23 18

Zona Play-out
Të shtunën, 14 prill 2018
Turbina-Shënkolli 3-1
Iliria-Shkumbini 2-1
Naftëtari pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Shënkolli 23 21
2. Iliria 23 20
3. Turbina 23 17
4. Shkumbini 23 11
5. Naftëtari 22 8
Sigal