Sampdoria në ‘sulm’, mesfushori shqiptar gati për të hedhur hapin e madh

435
Sigal

Mesfushori 22-vjeçari i kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoji, është duke kaluar një moment fantastik në kampioantin italian në Serie B. Ai duket se është gati për të hedhur hapin e madh dhe ti bashkohet një skuadre nga Serie A. Ndoji aktivizohet në radhët e Brescia-s ku është kthyer në titullar fiks.

 

 

Ai po luan mjaft mirë dhe në ndeshjen e fundit të ekipit të tij ndaj Carpi-t la gjurmë pasi shënoi në fitoren 3-1. Brescia kryeson renditjen në Seria B dhe duket se do të ngjitet në Seria A në fund të sezonit. Paraqitjet e mira të shqiptarit kanë bërë që ai të ketë vëmendjen e ekipeve të elitës së futbollit italian që në këto momente.

“Sampdoria news” bën me dije se në sfidën ndërmjet Brescias dhe Carpit në stadium kanë qenë dhe disa scout të Sampdorias. Misioni i tyre ishte i qartë, të mbanin nën vëzhgim mesfushorin e kombëtares shqiptare. Nëse diçka e tillë ndodh, atëherë padyshim që është një lajm i rëndësishëm për mesfushorin e Shqipërisë.