Salih Tagani: Ja përse është në krizë Tirana

739
Sigal

Administratori i bardhebluve: “Kupa na iku, por tani të mos turpërohemi në kampionat!”

Administratori i Tiranës, Sahil Tagani, ishte jo pak i revoltuar pas dështimit të turpshëm të bardhebluve në Kupën e Shqipërisë, çka solli dhe dorëzimin para kohe të trofeut. Me eliminimin e Tiranës dhe Vllaznisë, nga Kupa tashmë janë larguar të gjithë të mëdhenjtë e historisë së saj. Tirana ishte fituesja e dy edicioneve të fundit, si dhe skuadra me më tepër trofe, 15 të tilla, po aq sa edhe Partizani. Pas tyre vjen Dinamo, me 13 trofe, e eliminuar që në raundin e parë, ndërsa Vllaznia ka fituar gjashtë Kupa në historinë e saj. Tirana, në gusht të këtij viti fitoi Superkupën e Shqipërisë, por me pozitat e saj në kampionat, vendi i shtatë, me 8 pikë më pak se Skënderbeu, fitimi i titullit duket si një ëndërr.

– Zoti Tagani, Tirana u eliminua shumë herë nga Kupa e Shqipërisë. Cili është komenti juaj?

– Sigurisht, që më vjen keq, pasi fitimi i saj ishte një nga objektivat e klubit.

– Cilat janë problemet aktuale të Tiranës?

 – Problemet tona nuk janë as të cilësitë e lojtarëve, ato janë psikologjike. Për të qenë më i qartë, po nuk i lamë problemet prapa, atëherë do të na vështirësohet gjithçka. Po këta futbollistë janë ata që kanë fituar dhe kanë dhënë rezultate.

 – Çfarë mesazhi u keni dhënë lojtarëve?

 – U kërkova me forcë që, problemet personale të mos i përziejnë me ato të klubit, as më shokët. Qofshin dhe problemet familjare, duhet t’i lënë jashtë skuadrës. Ti nënshtrohen punës dhe ta bëjnë atë me seriozitet.

– Tifozët bardheblu munguan në “Qemal Stafa”. A e konsideroni atë një sinjal të qartë të pakënaqësisë protestën e tyre?

 – I ftoj tifozët ta mbështesin dhe t’i japin një ndihmë morale skuadrës. Futbollistët kanë shumë nevojë për ta.

– Cilat janë objektivat e rinj?

 – Tani na duhet të luftojmëfortpërtë bërë një kampionat sa më të mirë.

ALBAN TAFAJ: “LOJTARË, PO SHKRUANI FAQEN MË TË ZEZË NË HISTORINË E TIRANËS!”

Trajneri dhe njëherësh drejtori sportiv i Tiranës, Alban Tafaj, mund të ketë përjetuar një nga ditët e tij më të errëta sportive, pas eliminimit nga Kukësi. Duke mos dashur të prononcohej gjatë me gazetarët, por dhe me xhentilesën për të mos i shmangur njerëzit e medias, Tafaj tha vetëm një fjali, por që është në të vërtetë dhe thelbi i dramës dhe krizës bardheblu: “Nuk kam çfarë t’u them, ju e kuptoni vetëm gjendjen time. Gjithsesi, po ju përsëris atë që u thashë lojtarëve të mi në fund të ndeshjes: nëse do të vazhdoni kështu, do të shkruani faqen me të zezë në historinë e Tiranës”. Tirana dje dorëzoi trofeun e Kupës, pasi u eliminua për herë të parë një fazë kaq të hershme të kompeticionit dhe për më tepër nga një debutues si Kukësi.

IRONIA E TRAJNERIT/ CUNGU: “IA DHURUAM NE, FITOREN TIRANËS”

Kukësi shkroi një faqe të suksesshme në historinë e klubit, duke eliminuar në Kupën e Shqipërisë, Tiranën, klubin më me shume trofe në vend. Edhe pse humbi 3-2 në “Qemal Stafa”, falë fitores 4-0 në “Zeqir Ymeri”, kuksianët nxorën jashtë loje fituesit në fuqi të kompeticionit dhe 15 here fituesit e Kupës së Shqipërisë. Kukësi u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 6-3, dhe duke përfshirë dhe ndeshjen e kampionatit të fituar 2-1, i ka shënuar 8 gola në tri takime 24 herë kampionëve në fuqi, ndaj të cilëve pati një bilanc prej dy fitoresh dhe një humbje. “Ia dhuruam ne fitoren ne fitoren Tiranës, pasi i mungonte prej kohës”, – tha në mënyrë ironike Cungu. Në fakt, Kukësi kryesoi 2-0, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 6-0, përpara se Tirana të shënonte tre gola dhe të përmbyste rezultatin në 3-2, me golin përfundimtar të Gilman Likës. Por a është Kupa e Shqipërisë një objektiv real i debutuesve të Kukësit? “Padyshim që po. Ne u kualifikuam ndaj një ekipi të madh siç është Tirana. Ne nuk do të tolerojmë në asnjë mënyrë, as në Kupë dhe as në kampionat. E kam thënë dhe më parë, ne do t’i marrim ndeshjet një nga një”, – theksoi Cungu. Sipas tij, në tifozeria dhe qyteti i Kukësit është shumë i gëzuar, që ekipi ia doli të eliminoi një ekip si Tirana. “Të eliminosh një ekip si Tirana është kulmi i arritjes së një ekipi në një eveniment futbollistik”.

KUPA E SHQIPËRISË/ DRAMË NË TIRANË DHE SHKODËR

Tirana, Besa dhe Vllaznia i dhanë lamtumirën Kupës së Shqipërisë, ndërsa në tetë skuadrat çerekfinaliste janë nga grupi Skënderbeu, Kastrioti, Kukësi dhe Shkumbini, ndërsa nga grupi B, Teuta, Flamurtari, Bylis dhe Laçi. Sikurse pritej, Tirana u eliminua nga Kukësi, duke regjistruar një njollë në historikun e vet. Kuksianët e çuan epërsinë 2-0 në pjesën e parë, duke ia bërë krejtësisht të pamundur skuadrës së Tafajt përmbysjen e madhe, sepse pokeri i fiksuar më herët në “Zeqir Ymeri” dhe golat e Prognit e Allmuçës e çuan rezultatin e përgjithshëm në 6-0 për Kukësin. Në pjesën e dytë kryeqytetasit shmangën humbjen e tretë radhazi me debutuesit në Superiore. Çota, Morina dhe Gilman Lika janë autorët e tre golave bardheblu, që kanë fiksuar përfundimisht rezultatin 3-2, por pa mundësuar kalimin nëturine tretë të kupës. Ka barazim në Vlorë. Mes Flamurtarit dhe Besës është zhvilluar një 90-minutësh i luftuarfortdhei përshkuar nga sulme e kundërsulme të të dyja palëve. Megjithatë, goli i parë ka dalë në dritë shumë vonë, në minutën e 80-të, kur Muzaka kalon në epërsi kuqezinjtë e Rubios. Në limitin e kohës së rregullt ka barazuar për verdhezinjtë Kaja. Goli i Memellit, i shënuar para dy javësh në Durrës, ai që bëhet përcaktues për kualifikimin. I cili i buzëqesh Flamurtarit. Dramatike situata në “Loro Borici”, ku Vllaznia e kishte marrë disi lehtë kundërshtarin, edhe pse ishte mundur 1-0 në Peqin. Bardhekaltrit e Gugash Maganit kanë arritur të shënojnë në portën e Vujadinovicit në minutën e 66-të. Goli i barazimit, me autor kosovarin Rexha, ndërsa dy minuta nga fundi i kohës së rregullt ka shënuar për 2-1 Tefik Osmani, duke përmbysur peqinasit për këtë 90-minutësh, por fitorja 1-0 në Peqin dhe goli në fushë kundërshtare kualifikoi Shkumbinin. Në “Niko Dovana”, ku Teuta e ka parë veten në disavantazhin 2-0 momentalisht, por nuk ka vonuar përmbysja e bregdetarëve, që kanë shënuar katër herë dhe janë kualifikuar për në çerekfinale të Kupës me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Skënderbeu luajti me lojtarët e aktivizuar më pak, por duke e mundur pastër 3-0 Kamzën pa asnjë objektiv në Kupë. Braziliani Souza ka shënuar në minutën e 22-të. Kuqebardhët kanë goditur dy herë edhe shtyllën e portës së Kamzës, para se braziliani Souza të kompletonte dopietën e tij personale në këtë ndeshje kupe, në minutën e 75-të. Tahirllari do të vuloste përfundimisht fitoren 3-0. Laçi fitoi 3-1 me Tomorin. Bylisi fitoi 3-1 me Luftëtarin  duke u kualifikuar për në çerkefinale