Salah me një statujë të shemtuar, rrjeti ‘vlon’ nga të tallurat

579
Sigal

Yli i futbollit Mohamed Salah është futbollisti i fundit që do t’i dedikohet  një statujë e shëmtuar. Skulptura e Mohamed Salah u zbulua Forumin Rinor Botëror në Sharm El Sheikh, me të cilën u tall gjithë interneti.

Skulptura ishte ndërtuar me idenë për treguar përkushtimin dhe vendosmërinë e yllit, por ngjalli mjaft pakënaqësi nga ana e përdoruesve të internetit.

Një përdorues në Tëitter e krahasoi me Marv Merchants, një nga grabitësit nga Home Alone.

View image on Twitter

“Të lutem, mos i tregoni Mo Salah-së se kjo është statuja e tij në Sharm El Sheikh”, shkruante një tjetër. Te tjerët nuk ngurruan të bëjnë krahasime me bustin famëkeq të Crustiano Ronaldo, i cili u zbulua në Aeroportin Ndërkombëtar të Madeira.

Zyrtarët më vonë e hoqën bustin dhe e zëvendësuan atë me një skulpturë që shënuesi i Juventusit do të ishte më i kënaqur.